“Je kriminele, ti e gropose’’! Përballja live për zhdukjen e të riut përmetar, fqinja-vëllait: E preka me dorë, por s’ta vrava

Pas akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti. 31-vjeçari rezulton i humbur që prej datës 31 korrik të këtij viti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët. 

Erges Shkozaj: Unë të akuzoj se ti e ke kapur me dorë duke qenë i sëmurë dhe nuk e ke çuar te mamaja. 
Valbona Tartari: Po, e pranoj që e kapa me dorë dhe e çova tek fusha, por nuk ta vrava
Odeta Dume: E ke ndihmuar me veshje zonja Valbona?
Valbona Tartari: Jo!
Erges Shkozaj: E ke ndihmuar për ta groposur! Ti je kriminele
Valbona Tartari: Djali në oborrin e shtëpisë sime nuk është futur fare, ai ishte te makina, jashtë shtëpisë. Shkova, e mora nga krahu dhe e çova te fusha. Ai vinte në çdo orar te shtëpia ime, sepse ishte i pavetëdijshëm. Unë e çova te fusha, thirra nënën dhe nuk m’u përgjigj. Ai u fut midis gurëve, u ul aty dhe unë ika se nuk kisha njeri në shtëpi dhe nuk rrija dot aty. Atë ditë nuk kisha njeri në shtëpi, isha vetëm. Këta më akuzojnë për vrasje, gjë që nuk e kam bërë. 

Erges Shkozaj: Atë ditë përse nuk i the nënës sime çfarë ndodhi, por zgjodhe një person që nuk flet me nënën time? Unë di që mamaja ime ka qenë në shtëpi dhe ti nuk e ke telefonuar fare. Babai im ka qenë rrugës kur ti e le atje, ndërsa tani thua ka qenë me bagëti, pse gënjen? Pse nuk e ke telefonuar mamin tim?

Gjatë debatit në studio, ndërhyri në një lidhje telefonike dhe nëna e të humburit, Fatushe Shkozaj, e cila e akuzoi fqinjën se ia ka vrarë e më pas ia ka zhdukur të birin.

Fatushe Shkozaj: Të gjitha çfarë thotë Valbona janë gënjeshtra!
Valbona Tartari: Edhe ato që thotë Fatushja për mua janë gënjeshtra. 
Fatushe Shkozaj: Valbona e ka marrë brenda në shtëpi me vetëdije. Ajo ka thënë: “e mora nga makina”, pastaj ka thënë: “e kam marrë në shtëpi dhe i kam dhënë karamele”, pastaj më tha: “i kam ndërruar dhe shapkat”. Ajo është gënjeshtare, sepse në sy të prokurorit ka thënë gjëra të tjera. Ma kanë vrarë djalin dhe e kanë zhdukur, nuk e di përse, ndoshta për transplant.  
Valbona Tartari: Moj kujt ia kam dhënë unë djalin tënd për transplant?! Ti njëherë thua e kam shitur njëherë thua e kam vrarë. Ai djalë ishte me probleme, nuk do ia bëja kurrë atë gjë djalit tënd.

31-vjeçari nga fshati Topojan i Përmetit doli nga banesa e tij herët në mëngjes rreth orës 08:00 pa njoftuar askënd, për të shkuar tek familja Tartari. Pas kërkimeve të bëra nga uniformat blu janë zbuluar gjurmët e fundit të 31-vjeçarit në shtëpinë e fqinjes së tij Valbona Tartarit, e cila është vënë nën hetim për zhdukjen e Arnoldit. Ajo është marr në pyetje për tri ditë me radhë nga policia.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale