Kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj po përpiqet që t’i bëjë vetes një vend në protestën qytetare. Madje, për tu bërë 1 me protestuesit, ai qëndis në bluzë dhe frazën ‘Anulo ligjin 21/2024’ për investimet në zonat e mbrojtura.
Protestuesi Dritan Nela, në profilin e tij në rrjete sociale, demaskon Shehajn, për të cilin thotë se për 2 vite në Kuvend, nuk e ka hapur gojën kundër këtij ligji, e sot që po sheh Evropën në Tiranë, po tregon solidaritet.
“A ka më kokërr mashtruesi se ky njeri. Agron Shehaj, politikan. Ka dy vite e 4 muaj që është bërë ai ligj dhe nuk e hapi gojën. Tani që po sjellim Evropën në Tiranë për tu kujdesur për atë ligj e ka vendosur këtu (stampën ‘Anulo ligjin 21 2024 të vendosur në krah). Ku marrin frymë këta njerëz. Ju lutem shqiptarë, ne e dimë që jemi të rrezikshëm, ky është mashtrues. Ka për ta vendosur dhe në ballë nesër. A keni shtyllë kurrizore, a keni familje, çfarë njerëzish jeni? Ai ligj është tradhtia e kombit ka 2 vite e tani e vendos në krah. S’di çfarë të them, më mungojnë fjalët”, tha Nela.
Sipas protestuesit, Shehaj shfaqet çdo mbrëmje në protestë, regjistron një video ku pretendon se qytetarët e duan kryeministër, e publikon në Instagram dhe më pas largohet.
Komente











Shehaj as nuk i besoj fare, por eshte e vetmja alternative qe ben ca opozite me ze te larte. Kryeminister? Mos o zot. Kryetar opozite? Po shume mire, ashtu le te jete per jete pasi Berisha e Rama te zhduken nga jeta politike.
PërgjigjuPD me Sali Berishen ne krye deklaroi qe ne fillim qe ishte pro investimit ne Zvernec dhe kundra protestes. Perqafimi i protestes tani nga anetare te PD eshte kastile per ta percare e prishur qellimin e protestes qe ishte kundra tyre dhe kerkon zhdukjen e gjithe klases aktuale politike. Ata jane bashkepunetore te Rames qe duan deshtimin e protestes ne fakt dhe po e bejne me se mire duke futur mes protestuesve.
PërgjigjuKy, protestuesi parimor,ka ndonjë koment per deputetët e PD-se qe i bashkëngjiten protestes,si Klevis Balliu,Jorida Tabaku,Alimemeti e te tjere
Përgjigju