Banorët e “BBV” kanë marrë mesazhet e fansave të tyre përmes aplikacionit ‘Big Love’. Ajo çka ka rënë në sy është një moment kur Olta Gixhari mori një mesazh që është bërë viral kudo në rrjete sociale.
Kjo po komentohet sikur ishte ironi pasi thuhet: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve”.
Aktorja është ngritur në këmbë duke i falenderuar ndërsa shumë prej banorëve nuk reaguan aspak.
“Uuaa sa u preka” dëgjohet teksa thotë Olta pas mesazhit.
Nuk dihet nëse ky mesazh që duket si tallje i ka shpëtuar stafit që kujdeset pëer Big Brother VIP apo është përzgjedhur qëllimisht që të transmetohet.