
Kryeministri Edi Rama dhe Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë bërë jehonë dekorimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e vendit, e akorduar nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore WAM, dekorata i është dhënë Ramës në vlerësim të përpjekjeve të tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Mediat theksojnë se nderimi u akordua gjatë një takimi zyrtar në Qasr Al Bahr, në Abu Dhabi.
Në raportimet e tyre, mediat emirate ndalen edhe te diskutimet mes dy palëve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, investimeve dhe qëndrueshmërisë, duke e vendosur dekorimin në kontekstin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Abu Dhabi lidhet me pjesëmarrjen në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, një forum ndërkombëtar ku trajtohen çështje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit global.
Lajmi kryesor:
Rama në Abu Dhabi, nderohet me medalje nga Mohammed Bin Zayed al Nayan: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë








