SANA - Të paktën 25 persona u vranë gjatë sulmeve ajrore nën drejtimin e Arabisë Saudite kundër një zone rezidenciale në veri të kryqytetit të Jemenit, Sana, që ndodhet nën kontrollin e rebelëve, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që kontrollohet edhe kjo nga ana e rebelëve huthi.
"Të paktën edhe 40 persona të tjerë janë plagosur. Numri i viktimave është ende jo i plotë", tha zyrtari, pa saktësuar zonën e bombarduar.
Arabia Saudite, së bashku me 10 vende të tjera arabe, kanë filluar sulmet në Jemen për të mbrojtur presidentin Abd Rabbo Mansour Hadi, i përballur me rebelët huthi, dhe që aktualisht ndodhet në Aden./ATSH/
/Shqiptarja.com