Të paktën 37 persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë qumështi në Hodeida, në perëndim të Jemenit, deklaroi sot guvernatori i këtij vendi.
"Bëhet fjalë për 37 të vdekur dhe 80 të plagosur me punonjësve", deklaroi guvernatori Hassan Ahmed al-Haii, pa saktësuar nëse kjo fabrikë u prek nga një sulm i koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite apo të shtënat e rebelëve shiitë Houthis.
Drejtori i shërbimeve shëndetsore të zonës, Abdel Rahman Jarallah theksoi më herët se 35 persona kanë vdekur dhe dhjetera të tjerë janë plagosur.
"Një pjesë e ndërtesës shkatërrua plotësisht nga shpërthimi, megjithatë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave të tjera të mundshme", theksoi ai në një komunikatë./atsh/
/Shqiptarja.com