Luftimet mes grupeve rivale kanë shkaktuar të paktën 54 të vdekur në Aden, qyteti i dytë i Jemenit, ku shpërthime të fuqishme vazhdojnë edhe sot në një depo jemenite armësh, theksuan zyrtarët dhe dëshmitarët.
"Të paktën 54 persona janë vrarë dhe 187 të tjerë janë plagosur në luftimet e ashpra që kanë nisur që prej tre ditësh mes grupeve të armatosura rivale në Aden", deklaroi sot drejtori i departamentit të Shëndetësisë në këtë qytet të madh në jug të vendit./atsh/