JEMEN - Shërbimi i sigurisë kombëtare të Jemenit thotë se janë arrestuar dy shtetas francezë, që akuzohen se i takojnë rrjetit Al-Kaeda.
 
Shefi i kësaj agjencie të Jemenit, Mohammed al-Ahmadi, tha sot se dy shtetasit francezë janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit.
 
Këto arrestime u bënë derisa dega në Jemen, e rrejtit terrorist al-Kaida në Gadishullin Arab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin kundër revistës starike franceze, Charlie Hebdoi, më 7 janar në Paris, me ç’rast janë vrarë 12 vetë.
 
Vëllezërit, Said dhe Cherif Kouashi, që ishin akuzuar se e kanë kryer sulmin në Paris, kishin ushtruar me al-Kaidën në Jemen.
 
Ata janë vrarë gjatë operacionit të forcave franceze të sigurisë.
 
Gjenerali Ahmadi tha se tash në Jemen ndodhen afro një mijë militantë të al-Kaidës, nga 11 shtete./REL/
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)