SANA, 27 mars /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti jemenit, Ali Abdallah Saleh, i cili iu bashkua rebelimit shiit të Houthis, kërkoi sot një armëpushim në operacionet ushtarake dhe një rifillim të dialogut mes protagonistëve jemenitë.
Në një komunikatë, Saleh kërkoi një ndërprerje të njëkohshme të operacioneve ushtarake të kryera nga koalicioni arab në Jemen, drejtuar nga Arabia Saudite nga njëra anë dhe nga rebelët shiitë nga ana tjetër, për të mbështetur një rifillim të dialogut të ndërmarrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe nën drejtimin e OKB-së./ /ec/