/ATSH-AFP/ - Koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite njoftoi dje fundin e fushatës ajrore të ndërmarrë prej një muaji kundër rebelëve shiitë në Jemen, si dhe fillimin e një faze të re politike, njoftim ky i përshëndetur nga Uashingtoni dhe Teherani.
Arabia Saudite shpalli fundin e fushatës ajrore në Jemen duke garantuar se kishte eleminuar kërcënimin e rebelëve shiitë të mbështetur nga Irani, por konflikti nuk është zgjidhur, ashtu si dëshmojnë luftimet në jug të vendit.
Ndërprerja e bombardimeve nga aviacioni i koalicionit të drejtuar nga Riadi u përshëndet gjithashtu si nga Teherani ashtu edhe nga Uashingtoni, të cilët kërkuan rifillimin e negociatave për një zgjidhje politike.
Megjithatë, pavarësisht suksesit të pretenduar nga Riadi për fushatën ajrore prej katër javësh në kuadër të vendosjes së autoritetit të presidentit jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi, kryeqyteti mbetet në duart e rebelëve dhe luftime të dhunshme vazhdojnë të godasin pjesën jugore të vendit.
"Sulmet ajrore kundër pozicioneve të kryengritësve shiitë Huthis në rethinat e Sanas dhe disa qyteteve në jug janë ndërprerë pak para mesnatës", njoftuan banorët.
"Por luftimet mes rebelëve dhe mbështetësve të presidentit Hadi vazhduan edhe sot në Taëz dhe në qytetet e Adenit, Dhalehit dhe Hutas", sipas vendasve.
SHBA-ja përshëndeti vendimin e koalicionit për të ndërprerë fushatën ajrore dhe kërkoi një rifillim të procesit politik.
"SHBA-ja përshëndet njoftimin e qeverisë së Arabisë Saudite dhe partnerëve të koalicionit për t'i dhënë fund operacionit "Stuhia vendimtare", deklaroi Alistair Baskey, zëdhënës i Këshillit kombëtar të Sigurisë.
"Ne vazhdojmë të mbështesim rifillimin e një procesi politik me ndihmën e OKB-së dhe lehtësimin e ndihmës humanitare", shtoi ai.
/Shqiptarja.com