Një sulm ajror i papritur ka ndodhur mbi kampin Al-Mazraq, duke u marrë jetën 15 personave. Kampi që priste deri dje mijëra Jemenë të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, për shkak të konfliktit midis rebelëve të Jemenit Verior dhe qeverisë gjendet prej së djelës në gjendje shkatërrimi.

​Punonjësit e ndihmës së shpejtë thonë se të paktën 15 njerëz janë vrarë në Jemenin Verior pas sulmit ajror mbi një kamp refugjatësh. Anjensia humanitare “Mjekët pa kufij” tha të djelën se kampi Al-Mazraq në provincën Hajjah u bombardua.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare pohoi po ashtu se kampi ishte goditur.

Që prej 2009 kampi ka pritur mijëra Jemenë të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre prej konfliktit midis rebelëve të Jemenit Verior dhe qeverisë qendrore. Vetëm dy ditë më parë mbërritën në kamp 500 familje.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)