SANAA - Të paktën 57 persona, përfshirë 17 civilë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit pas përleshjeve të ashpra në Aden, në jug të Jemenit, njoftuan sot burime ushtarake dhe spitalore.
"Luftimet kanë shkaktuar edhe vdekjen e 17 civilëve dhe 10 luftëtarëve të komiteteve popullore (përkrahës të presidentit Abd Rabbo Mansour Hadi - shën. përkth.)", njoftoi një burim mjekësor.
Rebelët shiitë dhe aleatët e tyre, militantët e armatosur të ish-presidentit Ali Abdallah Saleh, po avancojnë drejt Adenit.
Megjithatë, ky avancim ka ndeshur në rezistencën e luftëtarëve të komiteteve popullore, të cilët mbështeten fuqimisht në armë dhe municione nga koalicioni nën drejtimin e Arabisë Saudite, që filloi një operacion ushtarak kundër milicisë shiite të mbështetur nga Irani./ATSH/
/Shqiptarja.com