Situata në Jemen vazhdon të paraqitet e tensionuar me përshkallëzimin e luftimeve për marrjen e kontrollit të qytetit Aden, e për zmbrapsjen e rebelëve husi. Dhjetra ushtarë me kombësi të pa-identifikuar kanë zbarkuar në port, pak pas lajmit se rebelët husi dhe milicitë e tyre aleate kanë marrë kontrollin e qendrës së qytetit.
Identiteti i ushtarëve nuk është verifikuar ende, por koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite thotë se kontrollon zonën ujore përreth Adenit. Një vendim i tillë nga koalicioni do të konsiderohej si sulmi i parë tokësor që prej nisjes së bombardimeve ajrore më 26 mars.
Zyrtarë të Jemenit bëjnë me dije gjithashtu se luftëtarët e Al-Qaedas kanë sulmuar një burg duke liruar të paktën 270 të burgosur, shumica prej të cilëve të lidhur me grupin terrorist. Gjatë sulmit të sotëm dhjetra persona morën kontrollin e disa ndërtesave qeveritare, përfshirë burgun dhe Bankën Qëndrore.
Situata në Jemen paraqitet gjithnjë e më e tensionuar, ku ekziston frika e shpërthimit të një lufte civile për shkak të konfliktit fetar mes besimtarëve të sektit sunni dhe atyre shiite.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com