JEMEN- Flota ajrore e koalicionit arab, ka shënjestruar pozicionet e rebelëve ‘Houthi’ në fortesën e tyre në rajonin e tyre në ‘Saada’, zonë e cila ndodhet midis kufirit Jemenas dhe Arabinsë Saudite. Sulmet kundër rebelëve u morën në përpjekje për të sjellë fundin e konfliktit të krijuar në vend, edhe pse gjatë bisedimeve të fundit në Oman pati disa përparime.

Sulmet në Saada, pasuan goditjet e ditës së dielë kundër objektivave ushtarake arabe në Sanaa. Luftëtarët rebele Houthis janë të përfshirë kohët e fundit në beteja të ashpra mes grupeve të armatosura besnike të presidenti Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Burime politike në Oman, konfirmojnë se diplomatët po punojnë për ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet SHBA-ve dhe zyrtarëve Houthi në kryeqytetin Muscat. Politikanë të pavarur në Sanaa bënë me dije se po punohet për ngushtimin e boshllëqeve mes Houthis dhe qeverisë në mërgim. Negociatat po mbështeten edhe nga OKB.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)