Presidenti i sulmuar i Jemenit, është larguar nga pallati i tij në portin jugor të Adenit drejt një vendndodhje të fshehtë, pasi rebelët e Shiite ofruan një dëmshpërblim për kapjen e tij dhe arrestuan ministrin e mbrojtjes.

Orë më vonë, rebelët nisën sulmet ajrore duke targetuar forcat presidenciale që ruanin pallatin. Ministri i Jashtëm Riad Yassin ka pohuar për Al-Jazeera se sulmet ajrore kanë pasur qëllim vrasjen e presidentit të Yemenit.

Presideni la pallatin menjëherë pasi televizionet e rebelëve deklaruan se kishin pushtuar një zonë ajrore ku ShBA dhe Evropa këshillonin vendin në luftën ndaj militantëve të Al-Qaeda.

Marrja e qytetit të Aden, qendër ekonomike e vendit, mund të shënojë kolapsin e asaj që ka mbetur nga influenca e presidentit Hadi.

E mërkura e ka gjetur qytetin e Aden të tensionuar. Shkollat, zyrat qeveritare, dyqanet dhe restorantet janë mbyllur.

Ndërsa televizionet shtetërore, të kontrolluara tanimë nga rebelët e Houthis, ofruan $100,000 për kapjen e presidentit.

Ministri i Jashtëm i ka dërguar sot një kërkesë zyrtare Ligës Arabe për dërgimin e forcave ushtarake, për të ndërhyrë kundër rebelëve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)