Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur kërkesës së PD për të futur në listat e zgjedhësve edhe ata emigrantë shqiptar që nuk kanë asnjë dokument identifikimi shqiptar.
Ai tha se mazhoranca është dakordësuar me PD për ndryshimet e bëra në kod për votën e diasporës.
Sipas tij, këto kërkesa bëhen pasi PD e ka kuptuar se nuk arrin dot që të jetë e besueshme që të votohet nga diaspora.
‘Në 2024 ne negociuam çdo detajë se si do të realizohet vota e diasporës, jam unë ai që kam pasur barrën nga mazhoranca për tu ulur na tavolinë me ju për një produkt të përbashkët. Ramë dakord që ata shtetas që jetonin jashtë vendit të votojnë me një nga dokumentet e identifikimit të vlefshëm shqiptar. Kjo ishte marrëveshja që bëmë dhe këtë shkruam edhe në kod. Nga doli kjo që kanë ngel edhe 150 mijë që s’kanë asnjë dokument, nga doli ky merak njëherë. Ata që s’kanë dokumente, s’kanë si regjistrohen sepse sistemi duhet që të dhënat të jenë në sistemin e gjendjes civile. Nga dalin këto kërkesa. Qëllimi është i qartë, ju jeni penduar, ju nuk arrini dot që ti bindni. Nuk jeni të besueshëm dhe del varianti tjetër. Për ju ka rëndësi që të justifikohet humbja dhe të gjendet një alibi për të, por treni i votës së diasporës është nisur dhe ju se ndalni dot. Ju jeni penduar sepse nuk arrini dot që t’i bindni ata dhe gjeni një justifikim, doni ta vrisni këtë proces. Ju bashkë me mua e keni bërë kodin, pse e kërkoni tani këtë, sepse s’ju dalin llogaritë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend, debat për votën e diasporës/ Berisha: E solla në 2013 por Rama më kërcënoi keq! Replikon PS: Jemi dakordësuar për ndryshimet në kod, doni t'a vrisni këtë proces
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
23 Shkurt, 17:46
-
Sa zgjedhës janë këtu e sa në emigracion sipas qarqeve (TABELA)
23 Shkurt, 16:56
-
Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama
23 Shkurt, 13:57
-
Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe
23 Shkurt, 13:37
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 26 parti politike dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar, ende jo Basha e Alibeaj! Afati skadon më 25 shkurt
23 Shkurt, 10:34
-
Mero Baze: Berisha si këshilltar i LaCivita-s 'kryeministër'
22 Shkurt, 21:30
-
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
22 Shkurt, 19:56
-
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
22 Shkurt, 19:23
-
Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni i bëhet ‘pullë poste’ Berishës edhe në Parma! Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal (VIDEO)
22 Shkurt, 17:07
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
22 Shkurt, 15:51
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do bëhet votimi dhe numërimi elektronik? Report Tv zbardh 3 skenarët: Njësia 5 e 10 në Tiranë e Vora, më shumë shanse
22 Shkurt, 11:17