‘Po i vajte mbrapa do të bëj lanet...’/ Zbardhet përgjimi i plotë mes Xhisielës dhe djalit të deputetit (Dokumentet)

Zbardhen përgjimet ambientale mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajas pasi kishin dalë nga ambientet e prokurorisë së Krujës, një ditë para se djali i deputetit të arrestohej. Mes tyre ka pasur debat sa i përket kallëzimit të bërë në polici për dhunë, ndërsa Xhisiela deklaron se nuk i qëndron deklarimit të parë, por vetëm pjesës që ka folur për xhelozinë dhe sipas saj do të jap një tjetër deklaratë.

Xhisiela Maloku: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rexhep Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela Maloku: N’Tiranë
Rexhep Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Xhisiela Maloku dhe Rexhep Rrahja flasin me njeri-tjetrin edhe për episodin e dhunës së hotel Bocci. Djali i deputetit shpreh habinë për deklarimin e Xhisielës se ai e kishte qëlluar me pistoletë, ndërkohë që I shpreh se ai nuk ka pasur asnjëherë armë. Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela i thotë se ata janë zënë shpesh herë, madje edhe ajo e ka rrahur atë në një rast.

Xhisiela Maloku: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rexhep Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në këto përgjime që tashmë i disponon prokuroria, ata flasin edhe për një vajzë tjetër me të cilën Rexhepi ka pasur lidhje dhe mes tyre vihet në dukje xhelozie por edhe ndërhyrja e familjes Rraja, të cilët ishin kundër sjelljes së djalit të tyre me vajzat.

Xhisiela Maloku: Nuk e di pse se more në pyetje
Rexhep Rraja: Po se mora pra se isha me nerva sic je tashti. Edhe tani talle, babi im m’tha nëqoftëse ti i shko mbrapa unë të bëj lanet.
Xhisiela Maloku: Edhe unë!

Pas diskutimit për çështjen e deklaratës, Xhisiela i kërkon Rexhepit që të shkojnë të hanë bashkë drekë, ndërkohë që po prisnin edhe një tjetër person. Një ditë pas ballafaqimit në datë 30 shtator, djali i deputetit është arrestuar nga policia, ndërsa apeli në Tiranë konfirmoi sot vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg, pasi akuzohet për përndjekje të Xhisiela Malokut.

Përgjimet
A-Xhisiela Maloku
B-Rexhep Rraja






Pjesa nga pergjimi mes djalit te deputetit dhe Xhisiela Malokut

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 17/10/2018 23:34

    Perderisa thote qe e ka “shok” pse del nga hoteli me te,apo ka mbet pa e sqaruar gjere ne rrenj”mashkullin”..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja