Jeni i vetëkarantinuar nga koronavirusi? Rama: Brenda javës plani për t'u dhënë pagat

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se brenda javës qeveria do të ketë një plan konkret për të paguar të gjithë ata persona që punojnë në sektorin privat, por për shkak të situatës nga koronavirusi iu përgjigjën thirrjes për t'u futur në llogoren e shtëpisë. Ai nuk dha detaje se si do të bëhet, por qeveria shqiptare duket se po shkon në një zgjidhje sikur ka ndodhur në Itali apo Gjermani, ku personat që nga autoritetet janë vlerësuar që duhet të vetëkarantinohen për shkak të rrezikut që përbëjnë nëse do të vijojnë që të lëviznin do të paguhen nga shteti për këtë periudhë që do të qëndrojnë brenda.

"Për ata që duhet të shkojnë me doemos në punë, masat funksionojnë. Ne u kemi kërkuar kompanive të marrin masat dhe jemi në komunikim, kemi përcaktuar masat për kompanitë që do të kapen me shkelje. Kjo është luftë dhe luftë jemi një. Të gjithë duhet të dalim jashtë. Të gjithë do të  ndryshojmë planin e ekonomisë familjare përkohësisht. Pa diskutim nuk do të thotë se ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit ne do i lëmë në dorë të pronarëve apo sipërmarrjeve private. Prandaj konkretisht do të kemi brenda kësaj jave planin për pagat e atyre që u përgjigjen thirrjes për luftë duke lënë punën për t'u futur në llogoren e shtëpisë. Ne jemi Shqipëria dhe nuk kemi miliardat, në shtëpinë tonë, në lagjen e varfër të Europës. Nuk mund të bluajmë kockën e ekonomisë sonë. Nuk jemi të gjithë në shtëpi, disa janë në çadër dhe shtëpitë e botës me qiranë që u paguajmë. Kjo është njëqind herë më e tmerrshme se tërmeti në nëntor, por nuk mund t'u themi që lekët tuaja i mori korona. Ne do të nisim rindërtimin' tha ai.


Lajmi kryesor:

Je vetëkarantinuar nga koronavirusi? Rama: Shteti paga punonjësve të privatit, s'i mbyllim fabrikat, dy gjërat që do i kërkoj Presidentes së KE-së


  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë