TIRANE-Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë ligjin special, aktin normativ për masat kundër përhapjes së koronavirusit. Kërkesat për mbylljen e sipërmarrjeve private dhe fabrikave, kreu i qeverisë i hodhi poshtë duke deklaruar se nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të ishte vetëvrasje. Kryeministri tha se asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik në planin drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat dhe as Izraeli.
"Të dashur qytetarë koha që po kalojmë është një luftë botërore nervash ku kush nguron të bëjë gjënë e duhur, dhe kush ndalon lirinë e fjalës me detyrim për të zbatuar këshillat, kush dorëzohet e paguan nesër shtrenjtë. Ju kërkoj vetëm të bëni durim dhe të dëgjoni lutjen për të mirëkuptuar për masën e jashtëzakonshme të vështirësisë. Të bombarduar me gjithë cfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj.
Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë. Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues është si të heqësh aparatin frymëmarrës. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur. Vendimi nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet të shkojnë në punë. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat. Asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik të planit drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli.
Sikur shërbimi shëndetësor, ushqimin, ilaçet, dritat, uji, siguria, pensionet, rrogat e atyre që sot nuk janë në punë por në shtëpi por s’mund të jetojmë muajin tjetër me ajër kuptohet, të mos vareshin nga paratë që prodhon zinxhiri ekonomik i vendit por të vinin nga qielli atëherë me të drejtën e zotit, unë që më qëlloi të jem sot lideri juaj dhe që edhe sikur të jap çdo gjë që kam, nuk kam si i iki kësaj përgjegjësie, duhet të varesha nga këmbët madje në sheshin Skënderbej, për mosmbylljen e të gjitha veprimtarive prodhuese".
Kryeministri një përgjigje e kishte edhe për propozimet e opozitës, që nuk i ka kursyer sulmet në ditët e fundit. “Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, tha Rama.
Biseda e planifikuar me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama njoftoi se është shtyrë për në orën 19:30, ndërsa zbuloi edhe dy gjërat që do i kërkojë. "Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga arsyet pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon.
Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpitë dhe bëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni. Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës, BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra. Ne kemi përgatitur një nismë rajonale gjashtë vendet e Ballkanit drejt BE-së" tha ai.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se brenda javës qeveria do të ketë një plan konkret për të paguar të gjithë ata persona që punojnë në sektorin privat, por për shkak të situatës nga koronavirusi iu përgjigjën thirrjes për t'u futur në llogoren e shtëpisë. Ai nuk dha detaje se si do të bëhet, por qeveria shqiptare duket se po shkon në një zgjidhje sikur ka ndodhur në Itali apo Gjermani, ku personat që nga autoritetet janë vlerësuar që duhet të vetëkarantinohen për shkak të rrezikut që përbëjnë nëse do të vijojnë që të lëviznin do të paguhen nga shteti për këtë periudhë që do të qëndrojnë brenda.
"Për ata që duhet të shkojnë me doemos në punë, masat funksionojnë. Ne u kemi kërkuar kompanive të marrin masat dhe jemi në komunikim, kemi përcaktuar masat për kompanitë që do të kapen me shkelje. Kjo është luftë dhe luftë jemi një. Të gjithë duhet të dalim jashtë. Të gjithë do të ndryshojmë planin e ekonomisë familjare përkohësisht. Pa diskutim nuk do të thotë se ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit ne do i lëmë në dorë të pronarëve apo sipërmarrjeve private. Prandaj konkretisht do të kemi brenda kësaj jave planin për pagat e atyre që u përgjigjen thirrjes për luftë duke lënë punën për t'u futur në llogoren e shtëpisë. Ne jemi Shqipëria dhe nuk kemi miliardat, në shtëpinë tonë, në lagjen e varfër të Europës. Nuk mund të bluajmë kockën e ekonomisë sonë. Nuk jemi të gjithë në shtëpi, disa janë në çadër dhe shtëpitë e botës me qiranë që u paguajmë. Kjo është njëqind herë më e tmerrshme se tërmeti në nëntor, por nuk mund t'u themi që lekët tuaja i mori korona. Ne do të nisim rindërtimin' tha ai.
Bravo Zoti Kryeminister , duhet te jemi mirnjohes per gjithcka qe po ben pa mar parasysh njerzit e vdekur mbi dhe apo ata qe skan sy dhe vesh.. ke ber maximumin qe mund te bente nje lider qe as ne nje shtet tjeter se ka ber , ne keto dit te veshtira ke qen si nje prind per cdo shqiptar ne te falenderojm ty dhe urojm qe te jesh mir dhe tet ruaj zoti na virusi dhe qeneria... shqiperin shtet vetem ti do ta besh e mjer ne nese iken ti dhe vin jo luli apo naj tjeter mjer ne. Zoti te ruajt .
Përgjigju“Semundja e vërtetë nuk eshte virusi, por hyrja e botës ne Nuovo Ordine”. Po vijnë kohe të veshtira..
PërgjigjuAnembane globit liderat e shteteve inkurajojne popullin nga shtabet e emergences ky gomari yne nga bunkeri ne surrel.Rilindja me duket po na afrohet. Por mbasi do kemi vdekur.
PërgjigjuBRAVO EDI RAMA ,QEVERISJA JOTE ESHTE FAZA E FUNDIT E SHKATARRIMIT TE SHQIPERISE,,,,E NISEN SHKATARRIMIN SALIU,NANO,META,MAJKO,,TANI E KE TI RADHEN TI VESH KAZMEN SHQIPERISE,,,,TE GJITHE KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK I KENI VENE KAZMEN SHQIPERISE,,BERISHA ME FAJDET,,1997,2000 TE VRARE,,,VJEDHJEN E PARAVE TE POPULLIT NGA ARKA, DHE E MBYLLI ME VRASJET NE 2011,,,PASTAJ NANO ME VARFERI DHE KONCESIONE POSHTERUESE ,,,AEROPORTIN ,,,DHE NAFTEN E BANKERSIT,,,META ME VJEDHJEN E FLORIRIT,,DHE TE FONDEVE TE SHTETIT,VJEDHJET NE AUTOSTRADA,,PRIVATIZIMIN E BKT,APO TE ALBTELEKOMIT,,,TANI E KE RADHEN TI ME KONCESIONE,PPP,,ME NGA 20 MILION /KM,,,,JU RENTE KORONA,,E C'KA BOTA VIRUSE NE KOKE MOR NDYRESIRA,,,,PRANDAJ VIJNE VIRUSET KETU SE E MBYTI SHQIPERINE VARFERIA SEPSE JENI JU QE E LATE POPULLIN E VARFER SE I VIDHNI LEKET,, DHE PISLLEKU,,,,SEPSE I MERRNI TAKSAT PER PASTRIMIN E TIRANES,,DHE FSHINI SOT AKOMA NE TIRANE ME FSHESA SHQOPE ME GABEL,,,GABELI ESHTE VETE ZHUL,,,,KUR DUHEJ TE FSHINIT ME MAKINA ,,,DHE ME PASTRIM RRUGESH ME ORAR SIC I KANE JASHTE,,,FUT DHE PALLATET QE NA I BERI KY KUNGULLI 2 M,,NGJIT ME NJERI-TJETRIN,,PA PLAN URBANISTIK,,PA PARKING,,FUSHA SPORTI,, E PA LULISHTE,,,,HAJT TE MOS HYJNE VIRUSE E SEMUNDJE.....U SHOFSHI O RRACE E POSHTER MALOKESH E KATUNARESH QE RASTESIA JU FUTI NEPER OBORRET E POLITIKES.....
Përgjigju