Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Rama duke vlerësuar kontributin e tyre tha se ata janë zgjedhur aty pa asnjë parti.
Me batutë kryeministri tha se shumë gjermanë dhe italianë kanë mbetur pa punë, kjo për shkak se pozicionet në zyrat e NATO-s janë fituar nga stafi shqiptar.
“Ju kontribuoni qoftë për misionin tonë, qoftë edhe për stafin ndërkombëtar të NATO-s si pjesë e tij. Kjo padyshim është një arsye krenarie dhe frymëzimi. Është edhe një arsye besimi tek kombi ynë, shoqëria jonë e kapacitetet e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri, por ka shkëlqyer në gjithë procesin kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, por edhe jashtë Shqipërisë, ku një sërë prej jush këtu shkëlqeni si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, nuk besoj se keni nxjerrë ndonjë kushëri në Finlandë apo Holandë, pa asnjë parti.
Këtu e vetmja parti që i bashkon të gjithë është partia e vlerave të demokracisë, lirisë. Patjetër që më vjen mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë që siç do thuhej një herë e një kohë, këtu duken si ta jashtëm. Për hir të së vërtetës, të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe njerëzish është një privilegj, sepse shikon jo vetëm potencialin, por edhe shfrytëzimin real të këtij potenciali.
Jam po ashtu dëshmitar që në takimet me kolegë, homologë të vendeve të BE gjithmonë e më shpesh dëgjoj fjalë realisht të bukura për ju, për njerëzit që na përfaqësojnë në nivelet e dyta e të treta të shtetit shqiptar. Mbani vendin e punës që e keni fituar me sprova e teste që janë shumë rigoroze. Jeni krenarë që kushedi se sa italianë, gjermanë, anglezë pa llogaritur të tjerët rreth e rrotull keni lënë pa punë se u keni zënë vendin', tha ai.
Kryeministri Rama tha se do të një propozime për riintegrimin e tyre në Shqipëri dhe do të punojnë me të njëjtat paga që ata kanë edhe aktualisht në NATO.
'Të gjithë ata që janë këtu dhe që punojnë për të huajt, nuk duhet të çuditen në qoftë se më herët sa vonë ne do t'ju bëjmë propozime për t'ju ri integruar në trupën e shtetit shqiptar dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar me paga të ngjashme. Po deri atëherë qëndroni fort, mbani vendin e punës që e keni fituar me konkurse dhe me sprova dhe teste që pa diskutim janë shumë rigoroze', tha ai.
Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Bruksel, pasi Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Po nuk qe patronazhist, ke zero shance qe te fillosh pune ne shtet. Ose do japesh zarfin me leke. Jeni te gjithe per burg.
PërgjigjuJanë zgjedhur me hotele, dreka e darka, shampanjë e verë, udhëtime e pushime të paguara.
Përgjigju