Gjatë promovimit aktorja ka veshur një fustan të bardhë me pjesën e poshtme të fryrë, prerje “Barbie” në ngjyrë të bardhë nga koleksioni Dior.
Ajo ka pozuar me të dy aktorët me të cilët ka luajtur dashurinë trekëndësh, Josh Hutcherson dhe Liam Hemsworth.
Ndërsa pas promovimit, në festën e filmit ajo ka zgjedhur ngjyrën e zezë për të shkëlqyer gjatë mbrëmjes.
Jennifer është identifikuar kohët e fundit nga mediat si ikonë e stilit francez për detajet që sjell mbi tapetin e kuq.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)