Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka dhënë  dorëheqjen nga posti i tij. “Unë nga ky pozicion do të tërhiqem por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, tha Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv .Dorëheqja e tij e papritur ndodhi kur kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji. Ai tha se po e le këtë post për të dhënë “një shembull tek brezi i ri”.