Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Largimin Duka e ka argumentuar për arsye familjare.

Në vend të Artion Dukës është komanduar si drejtor i Policisë së Dibrës, Armir Gjikolaj. Duka u emërua drejtor në Policinë e Dibrës në nëntor të vitit 2024.