Izraeli ka përgënjeshtruar sot se ka spiunuar negociatat mes Iranit, SHBA-së dhe pesë Fuqive të Mëdha me qëllimin që të prishte mundësinë e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Teheranit, raporton gazeta amerikane "Wall Street Journal".
Zyrtarë të lartë siguruan se Izraeli nuk spiunon aletin e tij më të madh, atë amerikan, dhe respekton prej kohësh ndalimin për ta bërë këtë gjë.
"Izraeli nuk spiunon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është e gjitha", tha për radion publike izraelite, Youval Steinitz, ministri i Shërbimit Sekret në qeverinë në ikje të Benjamin Netanjahut dhe i afërt me këtë të fundit.
Sipas zyrtarëve, disa mund të kenë interes të acarojnë gjendjen ndërkohë që marrëdhëniet izraelito-amerikane po kalojnë një situate të vështirë pas fitores së Netanyahut në zgjedhjet parlamentare.
"Ata që publikojnë këto akuza të pabaza mesa duket duan të përkeqësojnë bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete izraelite dhe atyre amerikane. Ne do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, pavarësisht dallimeve të thella", theksoi Steinitz./atsh/