Kryeministri izraelit në ikje Benjamin Netanyahu, pratiktikisht i sigurt për të formuar qeverinë e ardhshme, u angazhua sot për të bërë gjithçka për të garantuar prosperitet dhe siguri për izraelitët, gjatë një vizite simbolike në Murin e Lotëve, vend i shenjtë i judaizmit në Jeruzalem.
Pas triumfit në zgjedhjet legjislative ndaj kundërshtarëve dhe sondazheve, Netanjahu u shpreh i impresionuar nga përgjegjësia e besuar nga zgjedhësit.
"Do të bëj gjithçka për të garantuar siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Izraelit dhe nëse Zoti e do këtë, ne do t'ia dalim", theksoi ai./atsh/