Një Palestinez ka përplasur me makinë një grup këmbësorësh Izraelitë në Jeruzalem, duke lënduar 4 police femra dhe një tjetër kalimtar. Sipas burimeve zyrtare drejtuesi i automjetit tentoi të shtypte një grup njerëzish para se të vritej nga forcat policore. Incidenti erdhi menjëherë pasi zyrtarët palestinez votuan për ndalimin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin.
 
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spital. Sulmuesi braktisi makinën pas sulmit dhe më pas tentoi të godiste me thikë kalimtarë të tjerë. Zëdhënësja e policisë e quajti incidentin “një sulm terrorist”. Ngjarja ndodhi në një moment kur rrugët e qytetit ishin të tejmbushura me njerëz gjatë festimit të festës Purim të hebrenjve.
 
Ky sulm është i ngjashëm me sulme të mëparshme të një viti më parë në Izrael. Organizata Palestineze e Lirisë vendosi të pezullojë bashkëpunimin, pjesë e një marrëveshje paqeje në 1993 me Izraelin. Kjo erdhi pas vendimit të Izraelit për të ndaluar transferimin e taksave Palestinezëve, pasi ata aplikuan në Gjykatën e Lartë të Krimeve për të ndjekur akuzat e luftës ndaj Izraelit.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)