Jeta e fëmijës 3 vjeçar në dorë të
fatit, familja s’ka mundësi ta kurojë

Elvis Rrahmani rreth 3 vjeç nga qyteti i Kukësit ka nevojë për një trajtim të përgjithshëm mjekësor kryesisht jashtë vendit për të mësuar diagnozën e sëmundjes.
 
Për të mësuar sëmundjen, që nisi prej moshës pesë muajshe, nëna e djalit Zelia sëbashku me bashkëshortin  morën  iniciativën për tu nisur drejt Gjermanisë, por pa ia arritur të gjejë shkakun e përkeqësimit të shëndetit të fëmijës, pasi kontrolli i përgjithshëm kushtonte 8500 euro.

femija
 
Në pamundësi për të bërë këtë pagesë, familja Rrahmani është detyruar të kthehet përsëri në Kukës.
 
Nëna  bën apel që ta ndihmojnë pasi gjendja shëndetësore e fëmijës po përkeqësohet çdo ditë dhe nëse nuk do të bëhet mjekimi i duhur fëmijës i rrezikohet jeta.

femija
 
Prindërit e Elvisit nuk ka asnjë të ardhur veç KEMP-it  dhe ndihmës ekonomike që marrin  dhe nuk kanë mundësi të paguajnë për çdo muaj ilaçet dhe kërkojnë që tu kompensohen.
 
femija

Jeta e Elvisit, kufizohet mes mureve të banesës dhe shtratit pasi ai nuk mund të lëviz e as të flas. Ai jeton bashkë me dy prindërit e dy motrat e vogla  që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë një jetë normale fëmijës së tyre.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite