“Jeta është e bukur”, mesazhi i dy artistëve përmes muzikës së filmit “Oscar”

"Barcarolle” i Jacques Offenbach', lundron në këto ditë të zymta, për të dhuruar emocione të veçanta, e mesazhe që të lidhin me vazhdimësinë e jetës.Gondolierët e më të famshmes “këngë të varkave”, bëhen dy kornistët Ilir Kodhima dhe Milan Roksandić, e magjinë kësaj pjese klasike ia shton edhe më, fragmenti i fundit i filmit “Oscar”, “La vita e bella” (Jeta është e bukur). “Në fund të tunelit ka dritë”, një mesazh që vjen përmes harmonizimit të ajkës së muzikës dhe kinemasë, për të inkurajuar ata që këto ditë bëjnë betejën e tyre me virusin Korona e pasojat e tjera të kësaj pandemie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën