Jetimët, Klosi: Do gjejmë familje
kujdestare, jetimoret qendra ditore

Jetimët, Klosi: Do gjejmë familje<br />kujdestare, jetimoret qendra ditore
Qendrat rezidenciale ku qëndrojnë sot fëmijët janë drejt mbylljes. Në takimin me kryetarët e bashkive, Ministri Blendi Klosi bëri të ditur se fëmijëve jetimë do t’ju gjendet familje kujdestare dhe ky proces do të realizohet nga bashkitë brenda këtij viti. Jetimoret do kthehen në qendra ditore ku do qëndrojnë fëmijët.

"Kemi shumë vite që flasim, kemi vite e vite që themi por vetëm me një përpjekje të fortë në këto vite kemi trefishuar numrin e familjeve kujdestare. Nëqoftëse para dy vjetësh ishin 60 sot janë 180. Nëqoftëse vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këtë sforco dhe me një punë më të përqëndruar ne realisht mund të realizojmë që në fund të viti të kemi një reduktim maksimal të fëmijëve që janë rezidencial në qëndrat tona," ka thënë Klosi.

Bashkitë nga ana e tyre e kanë mirëpritur nismën e ministrisë, por kanë kërkuar më shumë fonde. 

"Vazhdim i kontrollit të këtyre fëmijëve që shkojnë në familjet kujdestare është një proces që duhet të vazhojë në të gjithë kohën dhe unë them që ka vend këtu për të bashkëpunuar të gjithë, për t'u impenjuar të gjithë sepse nuk mund të tolerojmë dhe nuk mund të lejojmë absolutisht asnjë formë dhune ndaj fëmijëve," është shprehur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali.

Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka thënë se fondet e bashkive për këto shërbime janë sero ose pak.

Por nëse do të ketë fëmijë që nuk i’u është gjetur ende familje kujdestare, qendrat do të vijojnë të jenë hapur.
 
Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të mbeten hapur vetëm disa qendra për fëmijët që do të merren në kujdestari nga shteti.
 
Pas skandalit në jetimoren e Shkodrës, duket se zgjidhja për fëmijët jetimë do të jenë familjet dhe jo qendrat rezidenciale.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane