Jetimi, Marsel Qeleshi që qëlloi me gur në 7 tetor të 2015 autobuzin ku udhëtonte kombëtarja serbe, duket se është shfaqur problematik edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.
Mësohet se i riu, gjatë kësaj kohe është shfaqur rreth ambjenteve të shkollës dhe ka dhunuar disa fëmijë të kësaj shkolle si dhe ka fenduar rëndë disa prej anëtarëve të stafit pedagogjik.
Për pasojë në 8 tetor të 2015, pikërisht në ditën kur u zhvillua dhe ndeshja Shqipëri-Serbi,Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të lëshojë një urdhër të menjëhershëm mbrojtje ndaj Marsel Qeleshit, i cili në këtë gjykim rezulton i paditur.
Në një prononcim për shqiptarja.com, Drejtoresha e Përgjithshme e Qëndrave të Jetimores Etleva Basha ka pohuar se Marsel Qeleshi kohët e fundit ishte bërë tepër i dhunshëm dhe problematik, sa disa herë i është dashur të kërkojë ndihmën e policisë.
Sipas saj ai herë pas here shfaqej në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe keqtrajtonte fëmijët. Mësohet se ndaj Qeleshit është zhvilluar seanca e parë, por është shtyrë për shkak se ai nuk ka qënë prezent dhe për këtë arsye është urdhëruar policia që të shoqërojë Qeleshin në gjykatë seancën e rradhës.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com