Jetimi rrëfen kalvarin e vuajtjeve në 'Rreze Dielli': Shteti më braktisi për herë të dytë

Nga shteti jam braktisur për herë të dytë, sepse për herë të parë më kanë braktisur prindërit e mi,- ka thënë ditën e sotme Sabail Gjyli në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, 27 vjeçari i cili ka 2 vjet që nuk e ka më statusin e jetimit, pasi sipas ligjit, këtë status mund ta kesh deri në moshën 25 vjeçare. Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Sabailit ka vazhduar për shumë vjet, megjithëse ai nuk është dorëzuar.

“Ishte një botë që se njihja. Kishe të bëje me njerëz të ndryshëm, me jetë të ndryshme. Të them të drejtën aty ka qenë kalvari i vuajtjeve të mia. Ndihmë ekonomike nuk është se kam marrë. As kam marrë ndonjë asistencë që sipas ligjit na takonte, thjesht kam bërë shkollën kam ngrënë bukë. Çfarë më kanë ndihmuar shokët edhe mësuesit e shkollës. Faktikisht kam kaluar një vit shumë të keq sepse më hoqën të drejtën e studimit, më hoqën bursën.

Edhe për librat më kanë ndihmuar mësueset e shkollës. Kur mora vesh që nuk kisha më shkollën, as konviktin , aty ishte mendimi ku do rrija unë. Një shok klase më merrte te shtëpia e tij. Deri në moshën 20 vjeç unë s’kam marrë asnjë lekë nga shteti. Realisht nga shteti jam ndjerë i braktisur si për të dytën herë, duke qenë se për herë të parë jam braktisur nga prindërit, ndërsa për herë të dytë nga shteti”
.

Megjithëse jeta e Sabailit ka qenë e vështirë, ai përsëri nuk i humb shpresat dhe i kërkon edhe shokëve të tij që të luftojnë për të drejtën e tyre. Sabaili që tashmë punon si operator pranë OSHEE ka 2 vjet që ka aplikuar në Durrës për banesë sociale, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kam punuar vetë në sezonet verore dhe ashtu kam arritur të eci pak a shumë edhe vetë. E pashë që nuk kisha përkrahje askund dhe eca vetë në jetë pak a shumë. I vura vetes time një qëllim, që të luftoja me këtë rrugë të drejtë, se po fillova të shtrembëroja rrugën nuk do shkoja kurrkund dhe nuk do isha ky që jam sot. Shumë kanë rënë pre e drogave, të vjedhjeve apo abuzimeve, sepse nuk kishin mundësi tjetër.

Unë të paktën nuk e bëra këtë gjë, qëndrova me njerëzit e mirë dhe u largova nga ajo pjesë. I them shokëve të mi që të mos rrinë, por ta kërkojnë të drejtën dhe të luftojnë për të drejtën e vet. Kam aplikuar për kredi të butë për banesë sociale në Durrës në 2016 dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'