Kur gjithë qytetin e Durrësit e ka mbërthyer paniku prej lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që pasuan atë të 26 nëntorit, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë braktisur banesat që mbetën të dëmtuara.
E kundërta ndodh me Ermioni Popën, 75-vjeçarja 'kokëfortë' refuzon të lërë banesën, pavarësisht se grupet e inspektimit e kanë konsideruar të pabanueshëm pallatin e saj duke i vënë shiritin e rrezikut.
"Unë jam e parafundit, po vdiqa un u mbyll. Këtë shtëpi na e dhanë për emergjencë sa të merrnim shtëpinë tonë", ka thënë Ermioni për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.
Ermioni i përket familjes së famshme Popa që jetoi plot 5 vite në ambasadën italiane.
Familja Popa nga Durrësi pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane.
Protesta e tyre që përfundoi me largimin nga vendi drejt Italisë nëpërmjet një avioni të Kombeve të Bashkuara në maj të 1990, i hapi rrugën hapjes së ambasadave të huaja në Tiranë për mijëra shqiptare te tjerë.
Familja Popa ishte internuar nga Durrësi në fshatin Kullë pasi babai i tyre ish-farmacist i njohur në Durrës ishte akuzuar si bashkëpunëtor i fashistëve italiane.
Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985 kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, ku do të qëndronin për plot pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.
Por gruaja nuk pranon ta lërë shtëpinë, ku është rritur të mbushur plot me kujtime, edhe pse është shpallur e pabanueshme.
Ermioni është një nga shumë qytetarë që nuk pranojnë të lënë shtëpinë e tyre duke rrezikur jetën.
Foto nga Ermioni brenda banesës
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Të sëmuresh në Shqipëri, vetëm për të provuar zemrën e madhe shqiptare
29 Korrik 2022, 13:53
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38
-
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
7 Dhjetor 2021, 14:44
-
Banka Botërore 29.5 mln dollarë për shëndetësinë në Shqipëri, financohen spitalet e dëmtuara nga tërmeti
2 Dhjetor 2021, 12:31
-
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34