Nëna me fëmijën jetoi disa muaj pranë shtëpisë së moderatores Odeta Dume, e identifikoi pasi ndoqi 'Pa gjurmë', ndryshoi vendndodhjen

Dy ditë përpara se Gjykata në SHBA të merrte vendimin për djalin e çiftit, 35-vjeçarja me origjine nga Malësia e Madhe  ia ‘mbath’ nga Amerika duke mbërritur në Tiranë. Nëna e B.Z. e dinte që do e humbiste kujdestarinë e djalit, ndaj vendosi të largohej nga ky kontinent dhe pse vetë ishte rritur në këtë vend. Sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, më 16 gusht të vitit 2019, ajo telefonoi Shërbimin Social në shtetin ku jetonte, duke i deklaruar - "Mos më kërkoni, jam larguar".

Mirela, fillimisht ka kërkuar ndihmën e një punonjësi policie në Shkodër, duke i kërkuar t’i gjente një apartament me qira, larg zhurmës dhe qendrës së qytetit.

Personi në fjalë, i ka rekomanduar të shkojë në polici, pasi ishte bërë një denoncim për largimin e saj edhe të djalit. Nëna ka refuzuar ta bëj këtë, duke udhëtuar drejt Tiranës ku fillimisht me të birin ka marr një shtëpi me qira në zonën e Kamëëz. Aty mësohet se ka qëndruar për pak muaj dhe më pas ka ndërruar zonë. Për të qenë më e sigurt, ajo zhvendoset në lindje të kryeqytetit, konkretisht në zonën e Freskut.

Nga dhjetori i vitit 2019 deri në shtator 2020, Mirela ka jetuar në këtë zonë, ku për ironi të fatit banon edhe gazetarja e programit Odeta Dume.

Ishte Mirela, ajo që identifikoi të parën gazetaren Dume në të njëjtën lagje, duke u larguar me urgjencë nga zona e Dajtit, në një tjetër skaj të kryeqytetit.

Këtë herë, nëna kërkon ndihmën e një agjencie imobilare, për një shtëpi me qira në hyrje të Tiranës. Shtatorin e 2020, ajo së bashku me djalin vendosen midis zonës së Laprakës, pranë Doganës, duke zgjedhur këtë herë një shtëpi private, ku të mos kishte kontakte me asnjë fqinj.

Nga shtatori i vitit 2020 deri ditën e e premte më 28 maj 2021, nëna nuk kishte ndryshuar më adresë, deri momentin qe kur u ndalua nga policia. Ajo ndiqte çdo puntatë të  ’Pa Gjurmë’, duke u ruajtur në një izolim total. Ishte i papritur momenti, kur uniformat blu nën shoqërinë edhe të prokurorisë Shkodër trokitën në banesën e Mirela Zefit.

Ndalimi i 35-vjeçares tronditi edhe djalin e mitur, i cili shpërtheu në britma dhe lot. Nënë e bir u dërguan fillimisht në komisariatin nr.6 në Tiranë, derisa mbërritën uniformat blu të Shkodrës, pasi denoncimi nga familja ishte bërë në këtë qytet.

Në banesë u gjetën tre kompjutera dhe tre celuarë, që përdoreshin nga 35-vjecarja për punën që kryente online, si dhe për porositë në ushqime dhe veshmbathje. Një jetë në izolim, duke patur kontakte vetëm me botën virtuale.  Sipas investigimeve të gazetarëve u zbulua se disa telefonata anonime jepnin vendndodhje të ndryshme të Mirelës, me qëllim mos gjetjen e saj. Këto telefonata kryheshin vetëm nga një person, që padyshim ishte miku i saj që e mbështeti dhe e mbrojti gruan, e cila u fsheh dhe humbi kontaktet me të gjithë familjarët e saj.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet (VIDEO)


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse