Ekskluzive/ 4 ditë pas gjetjes së 9-vjeçarit nga 'Pa Gjurmë', takimi emocionues i babë e bir: Doli prej burgut të nënës së vet (VIDEO)

TIRANË- "Doli nga burgu i nënës së vet"...kështu është shprehur M.Z., babai i B. Z., i cili ishte rrëmbyer prej dy vitesh nga nëna e tij, M., që kishte humbur kujdestarinë, në kushte të vështira shëndetësore, pasi është e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 

"Pa Gjurmë" ka publikuar momentin emocionues nga takimi babë e bir, pas 2 vitesh larg. Takimi u realizua në Komisariatin nr.2 paraditen e së shtunës, ndërsa djali e pushtoi në përqafim babanë, që kishte ardhur nga Amerika. Takimi u karakterizua me habinë e djaloshit për mënyrën se si e kishte gjetur i ati, pasi nëna ia kishte mbushur mendjen se "fshihen për gjithë jetën".

"Djali është i trembur, ka dy vite pa shkollë. Ai ka ndryshime të mëdha këto ditë që ka qëndruar me mua. Ka qëndruar dy vite në izolim. Ishte shumë i trishtuar, dhe unë vetë u trishtova kur e pashë. Vetë djali më thotë si më gjete. Ajo ia ka mbush mendjen djalit se "babai do me na rrahur me na mbyt". Djali mu duk tamam si vajzë, ajo ka dashur që djali të mos identifikohej. Kur arrita ju gjeta ju jashtë komisariatit dhe ju falenderoj pa masë. Më pas u futa në komisariat. Mirela i ishte shprehur djalit "se ne do fshihemi për gjithë jetën dhe babai nuk do na gjejë kurrë". Më ka akuzuar për shumë gjërash, por falenderoj zotin që ka vazhduar mjekimet", rrëfeu babai.

VIDEO Ekskluzive/Momenti kur babai takon djalin e tij

Ai ka zbuluar për "Pa Gjurmë"  një detaj të bisedës së tyre, duke thënë se djali ia mbante mend numrin babait, po nëna nuk e kishte lejuar që ta telefononte. Kjo e fundit ia kishte fshirë të gjitha aplikacionet, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

"Telefonat që nëna i ka dhënë kanë qenë pa numra vetëm për të lozur dhe nuk ka patur mundësi të me marrë, ai e mbante mënd numrin e telefonit", ka thënë ai.

Përtej gjithçkaje, Bledi rrëfen se nuk do e ndalojë për asnjë moment djalin që të komunikojë me nënën e tij, ndonëse ka një kusht, "që në biseda ajo t'i flasë si një nënë" dhe të mos ndikojë negativisht në edukimin dhe rritjen e tij.

" Ia nisi duke qarë, ku është nëna, më ka pyetur kur do flasim, i thashë kur të duash. Unë nuk e ndaloj kurrë Mirelën që të takojë djalin, por vetëm të sillet si nënë. Kur e takova djali ishte shumë i trembur dhe e kuptoj sepse ai për dy vite ka qenë i izoluar pa takuar asnjë familjar as në shkollë nuk ka ikur", ka thënë ai. 

Nga një fëmijë që nuk donte të fliste me askënd, tani më gjërat kanë ndryshuar. Djali ka nisur të luajë, të flasë me kushërinjtë, të jetojë i lirë...Babai ka sjellë për emisionin "Pa Gjurmë" një video ku 9-vjeçari shfaqet shumë i qeshur teksa luan me kushërinjtë në shtëpi.

"Ka ndenjur si i trembur se mendonte se nëna do dilte do e t'i thoshte mos bëj këtë, tani më është i lirë. Sa u largua nga nëna djali reagoi dhe sot është fëmija më i lumtur në botë. Ka dalë nga burgu i nënës së vet. Kur e mora djali hëngri dhe fjeti gjumë deri në 9 të mëngjesit të ditës tjetër dhe ku u zgjua sikur një person tjetër. Më tha si më gjete babi, nëna më tha nuk do na gjesh kurrë do plakemi bashkë", tha babai.

1622471647_bledi.jpg

Momenti kur babiai luan me djalin

M.Z ia lë gjithçka në dorë Mirelës për vazhdimësinë e marrëdhënies si 2 prindër të 9-vjeçarit, teksa ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuza  që gruaja ka bërë se e ka dhunuar djalin kur ka qenë në Amerikë.

"Mundet të gjejë justifikime, por s'ka justifikime, kjo është e vërteta, le të vazhdojë aq më keq do të jetë për të, brenda ligjit duhet të vazhdojë mjekimin dhe është më mirë për të dhe për të gjithë. Të ishte një njeri normal do e kuptonte që me mënyrën se si e ka marrë djalin për dore, do ia marrin për dore. Ajo e ka në dorë, duhet të ndjekë rrugën ligjore, të vazhdojë ilaçet, të kërkojë falje, ajo ka nevojë për ndihmë, mua nuk më ndihmon", tha babai.

Një mesazh për Mirelën, ka pasur edhe babai i saj. Nga Amerika në një lidhje 'live' në 'Pa Gjurmë', babai tha se do bëjë gjithçka për t'i ardhur në ndihmë vajzës.

"Ju falenderoj të gjithëve që janë interesuar për kërkimin e saj, u kërkoj ndjesë për vuajtjen dhe lodhjen që keni bërë, por ju falenderojë të gjithëve. Po të ishte mirë nuk do e mundte gjithë atë popull për ta kërkuar dhe burrin, vuajtjet shpirtërore, po të ishte në rregull do ishte në shtëpi, se po të donte të ndahej me burrë, rrinte në Amerikë. E kemi kërkuar, edhe gruaja dhe vëllai, ky i fundit ka folur me të, ka folur halla, vajza e axhës së saj. Dëshiroj që të them që ajo është vajza jonë, e lindur dhe e rritur prej nesh, pavarësisht prej gjendjes psikologjike që ka, ato janë punët e tjetër kund, janë punët e Zoti, do të ketë përkrahjen time sa të kem frymë, dua që të kthehet në shtëpi, jam gati që t'i përgjigjem me ca të mundem, për të mirën e saj do të interesohem me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Unë jam gati, dal edhe në aeroport, i përgjigjem për çdo kërkesë", tha babai.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Si ishte historia?
Mirela Z. krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qira, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela  merr djalin dhe largohet menjëherë, një javë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Për afro 2 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin, ndërsa ishte ajo qe për dy vite humbi gjurmët duke u fshehur në Shqipëri. 

B. Z.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Nëna me fëmijën jetoi disa muaj pranë shtëpisë së moderatores Odeta Dume, e identifikoi pasi ndoqi 'Pa gjurmë', ndryshoi vendndodhjen

Dy ditë përpara se Gjykata në SHBA të merrte vendimin për djalin e çiftit, 35-vjeçarja me origjine nga Malësia e Madhe  ia ‘mbath’ nga Amerika duke mbërritur në Tiranë. Nëna e B.Z. e dinte që do e humbiste kujdestarinë e djalit, ndaj vendosi të largohej nga ky kontinent dhe pse vetë ishte rritur në këtë vend. Sapo kishte mbërritur në aeroportin e Rinasit, më 16 gusht të vitit 2019, ajo telefonoi Shërbimin Social në shtetin ku jetonte, duke i deklaruar - "Mos më kërkoni, jam larguar".

Mirela, fillimisht ka kërkuar ndihmën e një punonjësi policie në Shkodër, duke i kërkuar t’i gjente një apartament me qira, larg zhurmës dhe qendrës së qytetit.

Personi në fjalë, i ka rekomanduar të shkojë në polici, pasi ishte bërë një denoncim për largimin e saj edhe të djalit. Nëna ka refuzuar ta bëj këtë, duke udhëtuar drejt Tiranës ku fillimisht me të birin ka marr një shtëpi me qira në zonën e Kamëëz. Aty mësohet se ka qëndruar për pak muaj dhe më pas ka ndërruar zonë. Për të qenë më e sigurt, ajo zhvendoset në lindje të kryeqytetit, konkretisht në zonën e Freskut.

Nga dhjetori i vitit 2019 deri në shtator 2020, Mirela ka jetuar në këtë zonë, ku për ironi të fatit banon edhe gazetarja e programit Odeta Dume.

Ishte Mirela, ajo që identifikoi të parën gazetaren Dume në të njëjtën lagje, duke u larguar me urgjencë nga zona e Dajtit, në një tjetër skaj të kryeqytetit.

Këtë herë, nëna kërkon ndihmën e një agjencie imobilare, për një shtëpi me qira në hyrje të Tiranës. Shtatorin e 2020, ajo së bashku me djalin vendosen midis zonës së Laprakës, pranë Doganës, duke zgjedhur këtë herë një shtëpi private, ku të mos kishte kontakte me asnjë fqinj.

Nga shtatori i vitit 2020 deri ditën e e premte më 28 maj 2021, nëna nuk kishte ndryshuar më adresë, deri momentin qe kur u ndalua nga policia. Ajo ndiqte çdo puntatë të  ’Pa Gjurmë’, duke u ruajtur në një izolim total. Ishte i papritur momenti, kur uniformat blu nën shoqërinë edhe të prokurorisë Shkodër trokitën në banesën e Mirela Zefit.

Ndalimi i 35-vjeçares tronditi edhe djalin e mitur, i cili shpërtheu në britma dhe lot. Nënë e bir u dërguan fillimisht në komisariatin nr.6 në Tiranë, derisa mbërritën uniformat blu të Shkodrës, pasi denoncimi nga familja ishte bërë në këtë qytet.

Në banesë u gjetën tre kompjutera dhe tre celuarë, që përdoreshin nga 35-vjecarja për punën që kryente online, si dhe për porositë në ushqime dhe veshmbathje. Një jetë në izolim, duke patur kontakte vetëm me botën virtuale.  Sipas investigimeve të gazetarëve u zbulua se disa telefonata anonime jepnin vendndodhje të ndryshme të Mirelës, me qëllim mos gjetjen e saj. Këto telefonata kryheshin vetëm nga një person, që padyshim ishte miku i saj që e mbështeti dhe e mbrojti gruan, e cila u fsheh dhe humbi kontaktet me të gjithë familjarët e saj.

Ora 16:07
Ekskluzive/ Flet nëna e 9-vjeçarit që u gjet nga 'Pa Gjurmë': Do punoj që të marrë kujdestarinë e djalit (VIDEO)

Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Z. Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Z. E  diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 35-vjeçarja zbuloi ekskluzivisht për ’Pa gjurmë’ arsyen e zhdukjes dhe pse në protektoratin e saj mbajti të izoluar edhe djalin e mitur. Mësuese në profesion, për të marr pagesën ajo kishte hapur edhe një llogari bankare në një bankë amerikane të nivelit të dytë në Shqipëri. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të burrit të saj.

Odeta: Me mua mos ki frikë fare, ta them me sinqeritet sepse jam vetë nënë

Mirela: E ka zënë makina

Odeta: Ju ka zënë makina. Bledi u lodhe.

Mirela: E ka zënë makina

Mirela: Problemi është se…

Odeta. E ke menduar se çdo bësh

Mirela: Tani unë do vazhdoj punën dhe të mundohem të marr kujdestarinë e djalit është e domosdoshme sepse ky s'mund të shkojë tek dhunuesi i tij. Ky e ka dëshmuar që në pjesën e mbrapme të tij ka tentuar ta dhunojë, në 12 të natës e kam dëgjuar unë.

Odeta: Ka tentuar ta dhunojë?

Mirela: Ka tentuar ta dhunojë djalin seksualisht, gjykata si mund ta kthej nën ato kushte.

Odeta: Babai ka fituar kujdestarinë ai thotë…

Mirela: Un se di kur ia kanë dhënë, unë një letër që kam parë ka thënë që s’është e nevojshme të paraqitem në gjyq, kjo është arsyeja që e kam nënvlersu edhe kam  ikur sepse unë kam qen vetëm aty me pushime, asnjë gjë tjetër. Unë kam qenë shpërngulur nga Amerika që nga viti 2018

Odeta: Që kërkoheshe?

Mirela: Jo jo ansjëherë, absolutisht jo

Odeta: Ti sot do rrish në qendër, u lodh djali

Mirela: E ka zënë makina

Odeta: Të ka zënë makina Bledi, je mirë?

Bledi: Po

Odeta :Po dëgjon muzikë?

Odeta: Do të qëndrosh në Shqipëri apo në Amerikë?

Mirela: Se di

Odeta: Ti nuk do të kthehesh në Amerikë?

Mirela: Për qejf jo, s’kam çfarë bëj dhe as janë kushtet, çdo gjë është e shtrenjtë atje. Nuk e kam të arsyeshme t’i përballoj shpenzimet e  mia.

Odeta: Si ke jetuar këtu?

Mirela: Kam 6 muaj që punoj, jam mësuese anglishteje.

Odeta: Këtu në Shqipëri apo jashtë?

Mirela: Është një kompani online që merr nga e gjithë bota,  dhe unë punoj për këtë kompani prej 6 muajsh që nga tetori që jam punësuar.

Odeta: E qartë e kuptoj

Mirela: Marr mirë kam studentët, kam dhënë mësim në mbi 600 klasa

Odeta: Djali nuk e ka frekuentuar shkollën?

Mirela: Jo e kam mësuar nga shtëpia ngaqë nuk i pëlqen shqipja dhe e kam pas qejf që t’a mbaj në anglisht që të mësojë më mirë

Odeta: Ia keni bërë mësimin vetë në shtëpi

Mirela: Po ia kam bërë mësimin vetë, ia kam nxjerrë nga interneti mësimet që jepen për klasat e tij dhe ia kam mësuar.

Odeta: Të falenderoj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonin: 01/06/2021 00:07

    Uroj nga zemra qe ky djal te ket fat andej nga do shkoi kisha dicka. Maluku kudo qe ta cosh po kokerr maloku rri ne vend qe ti ofroi mjekim gruas e ti rri afer e hudh tej Prandaj thuhet do rrij basjk me te mir dhe ne te keq kur betohesh martes po kshu esht ne shqiperi gjygji e bojn opinioni publik sepse Nena vertet paska problem por esht e afre te punoi ,po nuk i morin fare parasysh akuzat e asaj .

    Përgjigju
  • Kol: 31/05/2021 17:25

    Histori e trishte. Nena duhet te rrije me djalin, por edhe djali te shkollohet dhe te loze me femije. Mesa duket, zonja qenka ne pune dhe babai eshte mirekuptues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare