Manchester United ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme vazhdimësinë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer edhe për tre vitet e ardhshme në krye të pankinës së “djajve të kuq”. Ish-sulmuesi i njohur i skuadrës i ulur në pankinë më 19 dhjetor 2018 me rolin e trajnerit të përkohshëm ka bindur drejtuesit e klubit të madh anglez dhe ka nënshkruar një kontratë me kohë të plotë si teknik i United edhe për tre sezone të tjera.
Në 19 ndeshje nën drejtimin e norvegjezit Manchester United ka arritur 14 fitore, dy barazime dhe vetëm 3 humbje çka ka bindur drejtuesit ti japin me kohë të plotë Solskjaer pankinën e ekipit. Vetë Solskjaer nuk e ka fshehur entuziazmin për vendimin që ka marrë klubi duke thënë :” Që nga dita e parë që kam ardhur në drejtim të skuadrës jam ndjerë si në shtëpi në këtë klub special. Ka qënë nder që isha lojtar i United dhe tani të jem trajner këtu.
Muajt e fundit kanë qënë një eksperiencë fantastike dhe kjo është puna për të cilën gjithmonë kam ëndërruar” e mbyll trajneri i Manchester United. Si lojtar Ole Gunnar Solskjaer është aktivizuar me United në vitet 1996-2007 ku ka shënuar 126 gola në 366 ndeshje.
Përgatiti Andi Kapxhiu