Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit për koncesionin e Pullave Fiskale. Qeveria ka vendosur që ky shërbim ashtu siç ndodhi edhe me kontrollin teknik të automjeteve t’i kalojë shtetit.

Në një projektligj të hedhur për Konsultim Publik që ndryshon ligjin për Akcizat në Republikën e Shqipërisë thuhet se –“nga data 01 janar 2025, pulla fiskale si letër me vlerë dhe monopol shtetëror do të prodhohet dhe shpërndahet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe elementët e sigurisë dhe çmimi i pullës fiskale përcaktohen po nga Këshilli i Ministrave”.

Ministria e Financave si propozuese e këtij ligji thotë, se për shkak të përfundimit të afatit të kësaj kontrate koncesionare më 31 dhjetor 2024, është vlerësuar që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale që vendosen në disa produkte të akcizës t’i rikthehet përsëri shtetit, ashtu siç ka qenë deri përpara vitit 2012.

Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për bizneset është 22,4 USD për 1,000 copë (vlerë e konsideruar shumë e lartë nga bizneset), ndërsa në projektligj thuhet se çmimi i ri do të caktohet me VKM.

“Çmimi për çdo pullë fiskale të prodhuar dhe të shpërndarë nga personi i autorizuar përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Të gjithë prodhuesit dhe importuesit, të cilëve, sipas ligjit, u kërkohet të aplikojnë pullën fiskale i paguajnë personit të autorizuar çmimin e pullave të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në nenin 3 pika 1 dhe 2 të projektligjit.

Aktualisht prodhimi, shpërndarja e monitorimi i pullave fiskale të akcizës kryhet nga shoqëria koncesionare “Sicpa Security Solutions Albania, sh.p.k, e cila e fitoi këtë koncesion në vitin 2011, si rezultat i një propozimi të pakërkuar. Afati i kësaj kontrate mbaroi në vitin 2023 por u shty për në fund të këtij viti.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 26/04/2024 21:25

    PSE NUK BEN MONOPOL DHE KRIPEN..NAFTEN..KROMIN..BAKRIN..,pyjet..burimet,..hidrocentralet,,rafinerite,,,.

    Përgjigju
    • Or tej: 27/04/2024 08:59

      Me shqiptarin cdo metode deshton ashtu sic deshtoi edhe eksperimenti i Enverit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës