Kur Bleon Qerreti na zbuloi se po i nënshtrohej procesit të ngrirjes së vezëve, për të pasur mundësinë e bërjes fëmijë edhe në moshë të madhe, shpërthyen polemika pa fund.

Një gjë e panjohur për realitetin tonë, por një praktikë që ndiqet gjerësisht në vendet e tjera. E me sa duket nuk bën përjashtim as këngëtarja Rita Ora.

E ftuar në një emision në Australi, Rita ka pranuar, se ndonëse se më parë se kishte thënë, se ka vite që i ka ngrirë vezët e saj.

Sipas këngëtares, ndonëse në moshë shumë të re, e ka ndërmarrë këtë veprim pasi përveç mungesës së partnerit, ka përpara edhe karrierën.

 “Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, ka thënë Rita.

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com