Jo vetëm rrugët, edhe shkollat do të monitorohen me kamera! Rama: Do ta formësojmë vitin e ardhshëm! Sfidë mbrojtja e gjuhës shqipe

Berat- Jo vetëm rrugët, por edhe edhe shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave. Detajet e këtij projekti që pritet që vitin tjetër të çohet përpara e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot (9 shtator) në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol në qytetin e Beratit, që është një nga 25 shkollat e reja që hapën dyert sot në të gjithë vendin.

“Siguria është rritur por mbetet një problem, në formën e shqetësimit për prindin. Një projekt që po e çojmë përpara dhe do ta formësojmë vitin e ardhshëm do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve e qyteteve, është përfshirë dhe monitorimi i sigurisë në shkollë. Një monitorim që do të shkojë deri në qelizë. Do I japë mundësi drejtuesve të shkollës, prindërve e fëmijëve të ndihen të qetë dhe secili të bëjë detyrën e vet. Nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo ndërhyrje nga jashtë, por një projekt sigurie kundër bullizmit, kopjeve apo kundër braktisjes së mësimit, apo kundër kthimit kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit” tha Rama.

Jo vetëm kaq. Një nga prioritetet e qeverisë për të cilën po punohet fort është dhe mbrojtja e gjuhës shqipe. Në kohën ku sot jetojmë gjuha shqipe po kërcënohet nga komunikimi me shkurtime, braktisja e të lexuarit dhe të shkruarit me dorë.

“Amaneti për gjuhën shqipe që kërcënohet nga një armiqësi shumë e madhe që është armiqësia e komunikimeve të shpejta me shkurtime të pafundme dhe braktisja e të lexuarit dhe të shkruarit me dorë. Këto janë sfida për të cilat ne po përpiqemi të bëjmë më shumë. Do ti kushtojmë vëmendje të veçantë jo vetëm rritjes së kapaciteve dhe aftësive të mësimdhënies në aspektin e teknologjive e digjitalizimit, që hyjnë tek gjuha e re por dhe në aspektin e gjuhës shqipe për të pasur një rrjet mbrojtjes tek gjuha shqipe” tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Rama nga Berati: Do të angazhojmë edhe mësuesit pensionistë në shkolla! Flamuri jonë në radhët e atyre të BE në 2030

 

Nga qyteti i Beratit, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut.

“Kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë të angazhohen me orare të reduktuara në përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen e lehtësinë që mund të ketë procesi i punës me nxënësit profesionalë në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt krahë pune tregut.

Jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që të mundësojnë të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje në mënyrë që edhe pensionistë të ndjejnë drejt Shqipërisë 2030, atë që është plotësisht e ndjeshme në xhepin e mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro. Në pagë në nivele të përparuara dhe krijon premisa për të kërkuar më shumë”, tha Rama.

Investimi në shkollën “Babë Dudë Karbunara” pwr kreun e qeverisë wshtw pjesë e projektit kombëtar për arsimin e Shqipërisë 2030.

“Bindja ime është se ne e kemi energjinë, kemi kurajën, kemi eksperiencën, por mbi të gjitha kemi edhe dëshirën e jashtëzakonshme që duke i bërë gjërat më mirë, ta çojmë në një nivel tjetër jo vetëm arsimin, por Shqipërinë e cila në 2030-ën duhet të vendosë flamurin kuq e zi të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe flamurin për të cilin luftoi edhe Babë Dudë Karbunara dhe të gjithë patriotët e tjerë, aty në oborrin e familjes europiane, në të njëjtën radhë, në të njëjtën gjatësi shtize dhe me të njëjtat të drejta me flamujt e tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Dhe natyrisht, për të bërë këtë, na duhet që të kemi një Shqipëri ku funksionon ligji edhe drejtësia, ku ekonomia është gjithëpërfshirëse dhe ku të gjithë kanë pjesën e tyre në rritjen ekonomike, jo thjesht si kontribut, por edhe si përfitim, dhe ku arsimi, shëndetësia, shkenca janë të atilla në nivel ku nuk i ndan më një hendek aq i thellë dhe aq i errët sa ai që i ndante kur ne morëm këtë detyrë”, shtoi Rama. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Përleshje masive mes grupeve rivale të shqiptarëve dhe egjiptianëve, të paktën 7 të plagosur

Itali/ Përleshje masive mes grupeve rivale të shqiptarëve dhe egjiptianëve, të paktën 7 të plagosur