Johannes Hahn thirrje Kosovës dhe Serbisë: Hiqni taksën dhe ndaloni lobimet

Nga Helsinki, Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun, duke thënë se dialogu ‘është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor’.

“Është thelbësore që Kosova ta heq taksën. Rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, tha Hahn

 Komisioneri Evropian për zgjerim përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn.

Hahn gjithashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e  pamundur”, porositi Hahn.

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike Mirko Šarović në takimin me ministrat përgjegjës për bujqësinë dhe tregtinë e vendeve të Evropës Juglindore në Berlin, ka thënë se 'futja nga administrata kosovare e taksave doganore për mallrat nga Serbia rrezikon, jo vetëm tregtinë, por edhe stabilitetin e rajonit, pasi lëvizje të tilla të paarsyeshme politike të autoriteteve të Prishtinës çojnë në procese regresioni në marrëdhëniet mes dy vendeve'.

Šarović u takua në Berlin me Ministrin gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit, Julia Klöckner dhe Komisionerin Evropian për Europeanështjet Evropiane, Vytenis Andriukaitis.

Në takim u theksua që barrierat e vendosura në mënyrë të njëanshme në tregtinë midis vendeve të CEFTA-së duhet të zhduken menjëherë, në mënyrë që të shmangen problemet në përparimin e arritur, integrimin dhe zhvillimin e rajonit të Evropës Juglindore.

Komisioni Evropian dhe zyrtarët gjermanë pajtohen që zgjidhja për të kapërcyer proceset e tilla të shpërbërjes nuk do të jetë e mundur pa përfshirjen e fortë dhe konkrete të Komisionit Evropian, përfshirë Republikën Federale të Gjermanisë si një nga anëtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përçarja e PD mes Berishës dhe Bashës, mendoni se garanton fitoren e PS në 6 bashkitë?



×

Lajmi i fundit

John

Situata nga moti në Dibër, prefekti i Dibrës për Report Tv: Të gjitha akset të kalueshme, energjia është rikthyer në Ostren dhe Kalanë e Dodës