Jonida Prifti, togerja e sapodiplomuar në Britaninë e madhe vlerë e shtuar e ushtrisë sonë

Jonida Prifti, togerja e sapodiplomuar në Britaninë e madhe vlerë e shtuar e ushtrisë sonë

Për të ruajtur paqen, duhen ushtarakë të përgatitur. Edhe togerja Jonida Prifti tashmë ka marrë një spuperspecjalizim në Britaninë e Madhe, gjë që e bën atë me vlera të veçanta për ushtrinë Shqiptare. Lajmi i përgatitjes së saj jepet nga Ambasada Britanike në Tiranë.

"Urime Togeres së re Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila, pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurstit (RMAS).

Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një Institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate.

Në këtë institucion oficerët e rinj stërviten në marrjen e përgjegjësive të drejtim-kontrollit dhe komandimit. Kursi i formimit të oficerëve në RMAS mbulon gjerësisht lëndët ushtarake, ato praktike dhe akademike si edhe promovon një nivel të jashtëzakonshëm stërvitjeje individuale dhe asaj në grup", shkruan Ambasada Britanike.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët