Jordani, përmbytjet rrëmbejnë autobusin e shkollës, vdesin mbi 14 nxënës e mësues

Jordani, përmbytjet rrëmbejnë autobusin e shkollës, vdesin mbi 14 nxënës e mësues

Foto nga ngjarja

Një autobus në Jordani që përmbante pasagjer 37 nxënës dhe 7 mësues u përfshi nga një përmbytje në një luginë pranë detit të vdekur, duke shkaktuar disa viktima.

Mirëpo nxënësit dhe mësuesit ishin duke shkuar në ekskursion, në një zonë turistike, teksa u përfshinë nga përmbytja, ndërsa deri tani raportohen të paktën 14 të vdekur, nxënës dhe mësues.

Gjatë një operacion që përfshinte helikopterë dhe trupa ushtarake shumë persona u shpëtuan, ka njoftuar shefi i policisë, gjenerali Farid al Sharaa për televizionin shtetëror. Disa prej të shpëtuarve janë në gjendje të rëndë.

Pas shpëtimit të tyre qindra familje dhe të afërm udhëtuan drejt spitalit në Shounah, disa kilometra nga zona turistike, të cilëve u është kërkuar ndihmë për të identifikuar të afërmit e tyre mes viktimave, ndërsa bilanci pritet të përkeqësohet, kanë bërë të ditur autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja