Jorgo Papingji pikturohet live për Report Tv nga mjeshtri i penelit Sefedin Stafa

Edhe nga karantina artistët mund të lidhen shpirtërisht me njëri-tjetrin. Poeti i famshëm i festivaleve, Jorgo Papingji, shkroi për situatën e krijuar nga Covid- 19 një poezi që nxiti mjeshtrin e penelit Sefedin Stafa t’i dedikonte një portret.

Pas kësaj piktori ka realizuar nga studioja e tij live për Report një portret të rrallë të Jorgo Papingjit, duke punuar i shoqëruar me muzikën e këngëve që mbajnë firmën e tij.

“Në këtë kohë coronavirusi, në radhë të parë falënderoj bluzat e bardha,  i falënderoj për punën  e palodhur e heroike që kanë bërë mjekët që janë në të vërtetë heronjtë tanë.

Kam pas bërë një pak kohë më parë portret me karbon të Jorgo Papingjit mjeshtrit të madh të fjalës, për mua një heroi të kulturës sonë, dhe çuditërisht këto ditë m’u shkrep ta hedh në telajo me vaj.

Jorgo Papingji gjithmonë më ngacmuar, sepse ai ka shkruar jo vetëm poezi të bukura, por ia ka edhe humor dhe kjo natyrë e tij më inspiroi që t’i bëjë edhe këtë portret në telajo me vaj.

Duke u njohur me poezitë që më ka dërguar këto kohë, me të vërtetë më inspiroi. Një nga poezitë e tij është:

“Mora ngjyra nga natyra

Shkrova këngë e poezi,

Dhe me to bëra piktura

Dhe e vrava pandeminë”

Fjalët e tij të gjetura dhe të rimuara kaq bukur më bënë mua që të rinis një portret dhe më pas me ngjyra t’ia realizoj portretin në telajo.  

Unë i urojë njerëzit që ta përballojnë me kurajo e këtë gjendje, është një pranverë e trishtë, por me durim dhe me kurajo do t’ia dalim”, thotë Stafa pasi realizon live portretin nga studioja e tij për Report TV.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet