Topalli ia numëron të gjitha Bashës: Je i rremë! Ktheve kundër perëndimin, e çove partinë drejt humnerës

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, një figurë e rëndësishme në radhët e Partisë Demokratike në kohën e qeverisë Berisha ka bërë ditën e sotme një deklaratë të ashpër kundër liderit demokrat Lulzim Basha. Topalli liston një sërë kritikash dhe akuzash ndaj liderit demokrat.

Nisur nga çështja e kryebashkiakut të Shkodrës për të cilën Basha akuzoi Ramën, Topalli shprehet se zgjedhja e tij erdhi për shkak se PD zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet duke e fyer Shkodrën.

Ajo thotë se Basha po përpiqet të mbulojë shpartallimin që i ka bërë PD-së, ndërsa shprehet e bindur se nëse PD do futej në zgjedhje shumë bashki nuk do kishin rënë në duart e PS-së.

Topalli i kujton Bashës zgjedhjet brenda Partisë Demokratike prej të cilave ai doli si kryetar duke thënë se është i vetmi rast kur në zgjedhjet brenda partisë dalin më shumë vota se votues.

Ajo i quan akuzat e tij fallso dhe të rreme ka bërë pakt me Edi Ramën. Ish-kryetarja e Kuvendit deklaron se në 2017 Basha urdhëroi anëtarët e PD në KQZ që të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos ankimojnë asnjë qendër votimi duke legjitimuar mandatin e dytë të Ramës.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashës, Topalli shprehet se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë perëndimin, i dha Ramës mandatin e dytë për 14 mln euro të pallatit të tij duke e çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt rrugëve të botës.

Topalli thotë se Luli nuk ekziston më për demokratët dhe se bashkë me Ramën janë bërë një kosto e patolerueshme për shqiptarët.

“Cdo fjale ka konseguenca.
Cdo heshtje po ashtu.”
Jean - Paul Sartre

Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre.

Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.
Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama.
Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit.
Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole.
Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e kompanine e tij.
Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende.
Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS e krimit.

Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;
Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.
Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte.
Po te mos ishte pazari si forme komunikimi mes krereve te opozites dhe qeverise, sot skena politike shqiptare nuk do ishte e deformuar sic eshte tani, sot shqiptaret nuk do jetonin ne deshperim per shkak te vrasjes se perspektives dhe mbytjes se shpreses qe nje opozite normale sjell per vendin e saj.
Pas 3 dekadash ngjitjesh e uljesh, perpjekjesh e sakrificash , demokracia brenda forcave politike eshte ne agoni.
Dhe kjo sepse kreret e partive kane vrare voten brenda vehtes.
Ne 6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te pandalshme e katastrofike , por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur votat ne shtepine e tij ( dhe kjo me video , me ze e figure).
Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( me
dokumenta)
Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje.
Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.
Do filloje te mbledh forumet vetem pas fsheses e spastrimeve te medha ne parti, pas gjuetise se shtrigave ndaj demokrateve , pas percarjes e shkretimit qe i beri PD, per te noterizu vendimet e tij te Cmendura, si ajo e djegies se mandateve e dhe te mos hyrjea ne zgjedhje.
Megjithe pakenaqesine ne rritje ndaj qeverise , LB nuk i shkoi kush pas, sepse sic koha e ka vertetuar ai eshte i rreme.
Kauzat nga goja e tij jane fallso e te rreme. Jo sepse njerezit e Edi Rames nuk kane blere vota. Kane blere sa kane dashte sepse e dinin qe lb-se kjo nuk i interesonte sa kohe ishte ne qeveri dhe kishte bere pazarin per bashkeqeverisje me Ramen ne vazhdim.

Ishte kjo arsyeja, qe Lulzimi urdheroi anetaret e PD-se ne KQZ, qe te votonin 7;0 rezultatin e zgjedhjeve te 2017;urdheroi qe te mos behej asnje shenim kundershtues ne procesverbale dhe te mos ankimohej asnje qender votimi, duke legjitimuar mandatin e dyte te Rames.
Dhe per 2 vite rresht nuk pat asnje fjale per ceshtjen.
U kujtua vetem kur erdhi koha e fushates, kur me shpresen e presionit te djegies se mandateve kerkonte rezultatin ne tavoline.( njelloj si me Cadren)

Kur ai thoshte se vota e zgjedhjet i lira jane qellimi yne genjente.. Genjente sepse se pari ai nuk ka bere kurre zgjedhje te lira ne partine qe ai drejtoi.
Genjen sepse ka fallsifiku votat per vehten e tij si kryetar, dhe ka fallsifiku listen finale te emrave te KK dhe Kryesise.
Do mbahet mend per papergjegjesine e frikshme qe ka tregu sidomos ne opozite; 
Ky te len pa fjale ne menyre konstante.

Djegia e mandateve nga LB ishte nje kembane e forte per ata qe kane minimumin e pergjegjesise mbi rrezikun qe sjell papergjegjesia e nje njeriu , qe nuk e vret ndergjegja per asgje.
Ne 1946 i pushkatuan deputet e opozites , por mandatet nuk i tradhetuan.
Mos futja ne zgjedhje ishte nje tjeter alarm i madh per rrezikun qe mbart me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papergjegjshme .
Lulzim Basha te len pa fjale kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimekembje; kur pas humbjes katastrofike te 2017 nuk lejoi as kohe per analize dhe me buze ne gaz shpalli vetengrirjen dhe vete-kurorezimin( pa gare).
Te habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki qe i kane mbetur dhe thote se fituam me 85%.
Te habit me akuzat qe i drejton kundershtarit per gjerat qe ka bere vete apo ka nder mend t’i beje vete.
Nuk i leviz qerpiku, kur thote se une bera dekriminalizimin, nderkohe qe kur grupi i ish deputeteve qe e filuan kete beteje dhe u kercenuan nga krimi, i hodhi, qe t’ i shqyente krimi, nderkohe qe vete merrej me katin shtese tek pallatit te tij dhe si kryatar, per vite rresht nuk permendi nje emer te dyshuar per rekorde kriminale.

Eshte i vetmi rast ne bote ne bote,qe kur pakenaqesia ndaj qeverise rritet ne kulm,
kryetari i opozites zbret ne kulm ( 13%).
Une nuk kam lexu as degju qe te gjendet sot nje njeri qe nxjerr vete forcen e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e parlamentit, e hedh jashte cdo bashkie e Keshilli Bashkiak e per vehte te vazhdoje te mbaje karrigen e tij.
Une nuk besoj se PD-se i eshte mpire nervi politik; Nuk besoj se demokratet jane te lumtur dhe aq me pak qe te konformohen me tradhetine qe i beri njeriu qe vetem i genjeu.

Nuk besoj se te rinjte kane model, njeriun qe beri gjithe perendimin kundra, qe i dha mandatin e dyte Rames per 14 milion euro te pallatit te tij, qe dogji cdo perfaqesim te PD ne nivel qendror e lokal me premtimin e rreme per qeveri tranzitore e largimin e Rames; qe duke qene ne opozite e coi partine ne humnere, shqiptaret i coi ne deshperim dhe te rinjve i dha rruget e botes.

Luli nuk ekziston me per demokratet.
Per Shqiperine, Luli bashke me Ramen jane bere nje kosto e patolerueshme.
Shqiptaret kane nje problem per te zgjidhur.
Ata nuk mund te tolerojne me, qe 4 vete te mbajne peng jeten e tyre e te bijve te tyre",
shkruan Topalli

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 15/08/2019 07:45

    Jozefina mire e ke - hajt tash ne kuzhine edhe mos del mo.

    Përgjigju
  • populli: 15/08/2019 00:35

    Mos u merni me lulin e vocerr.. Ai po ben detyrat e ushtarit kamikaz.. organizata e pd do tkurret gjer sa te mbeten ata te vertetet, tinzaret te paudhet qe derrmuan kete vend.. Ti jozefine per liderin tend doja ta nxirrje prej zhelesh deputetin se ne ate kohe haje ne nje pjate me te tjeret... Nuk mundeni te ricikloheni me lerini te rinjte te ecin para jo femijet tuaj qe mbaruan shkollat jashte por ato qe kane vuajtur duke qendruar ne kete vend ...

    Përgjigju
  • prec zogaj: 14/08/2019 17:24

    JOZEFINA NUK I BIE DOT GOMARIT [SALIUT] DHE I BIE SAMARIT [LULIT],,ATE E MBRON SALIU JOZEFINE,,TI E DI QE SALIU E VURI LULIN NE KRYE TE PARTISE,,QE TA TERHIQTE NGA HUNDET SIC E KA BERE;KUR NENSHKROI SHITJEN E DETIT ,,VRASJET E 4 PROTESTUESVE,,,VJEDHJET E RRUGES TE KUKESIT,,ETJ,,.

    Përgjigju
    • ShkoDrani: 14/08/2019 20:35

      Jozi i bjen pragut me ndi dera e tan ata qe presin mbas deret. Mos harro se e djathta ne Shkoder nuk ka kene e Saliut. Sali. Berisha ne Shkoder ka ken gjithmone jabanxhi.

    • adamo311: 14/08/2019 18:08

      Ndoshta ka frike nga Sala? "Mizen nen kapelle"!!! Shikoni shit-blejen e trojeve (rrjoll-rera e hedhur) kur zonja ishte presidente???

  • Kafsha: 14/08/2019 16:11

    Baj gat shajnë baj gat

    Përgjigju
  • Erton: 14/08/2019 16:07

    Si shpjegohet qe xhozefina del ne skene sa here plas skandali apo vertetohet ndonje skandal i vogel i radhes se rregjimit kriminal qe kemi ne Shqiperi! Po si ste vjen pak marre o zhozefine...po pse ti moj zhele nuk je pjese e rregjimit politik te inkriminuar qe ka 30 vjet qe mbreteron ketu! Pse ti moj zonja zhele nuk je pjese e kastes politikaneve korruptuar deri ne palce! Po pse moj familje nderuar shkodrane i del krahe ketij horri kryeminister qe kemi edhe per pak shume pak kohe se e ka vendim ne burg. Mbaje mend xhozefine ky qe mbron ti sot do shkoje ne burg e do jete i pari ne liste dhe si shembull nga klasa politike sepse ka bere mizori mizori jo vetem keto 6 vite por nga viti 2001 qe eshte ne pushtet. Keq me vjen zhozefine por gjasat jane qe e dyta do jesh ti zhozi si shembull. Mos u tremb se e di sa do jene pas jush lista eshte shume e gjate! Kur te te viji dhe luli pastaj ne IEVP aty sqarohuni tamam bashke me ramen qe sic te thashe do jete i pari!

    Përgjigju
  • Astriti: 14/08/2019 15:59

    Po me Xhozi i beri Luli te gjitha vet dhe Sali Berisha nuk ka pasur dite gje.Po ik moj flame, kerkoj llogari ustait e ho cirakut.

    Përgjigju
  • Mei: 14/08/2019 15:50

    Gjithmone duhet degjuar e marre ne konsiderate debati brenda llojit. Me mire se ata askush nuk i di te vertetat.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 14/08/2019 15:44

    Mjafte eshhte e "infektuar" nga Salihu,Por, ketu e tha te verteten e madherishme, qe do te jete shume e dobishme per PD.

    Përgjigju
  • Beni: 14/08/2019 15:39

    He me jozi te qenka dhimsur shume valdrini saqe asnjehete sja zune emrin en goje. po rama mi, kaq te dhimset sa nuk e ke permende asnjehge5e apo ashtu jane ca pune se te ka premtuar se od te beje presidente. aq sa ke mare ti nga pd dhe qeverisja e saj, nuk ka marre asnje tjeter o jozi, te pakten per traditen tende dhe shkodren sot nuk duhej te fliste, sot nuk duhej te futeshe ne lojen e rames. hajt jozi, se nje dite do dalin te gjitha ne drite

    Përgjigju
  • DEBILI LER rexhep leka [ kepi ]: 14/08/2019 15:01

    O zhelefina ti je njeriu fundit që duhet të flasish për demokracin. Ti po të kishe një pik dinjitet duhet të kishe fol për Gërdecin që u dogjën fëmit e gjsll. Ti duhet të kishe fol për piramidat jo ti mbaje bishtin njeriut më MASKARA të Shqipris malokut kriminel salhe qen berishës . Po ti je bashkëpuntore në vjedhje në anarshin e Shqipris vjedhjes së pronës private. Ti fillove me kakarrit kur Lylrzimi shal ngjit të nxori me shkelma nga pd . E për ktë gjë është e vetmja e mir që Lyrzimi ka bër me përjashtimin tënd e të larove të tjer të pd së leshit të curit. Me një fjal nxjerja jote prej zheleve ishte njëveprim i drejt i Lyrzimit. Pty RAC E PISËT LANGARAQËR.

    Përgjigju
    • Fredi: 14/08/2019 18:13

      Dole prap ti o kokrrjepura myzeqare?

  • Oso Dobraci: 14/08/2019 14:53

    Te lumte ajo goj o burrneshe

    Përgjigju
  • emigranti: 14/08/2019 14:37

    ngrihuni o popull ti rrezojm te gjithe nga i pari te i fundit majtas djathtas

    Përgjigju
    • A.n.: 14/08/2019 21:43

      Do ngelesh i vetem pastaj

  • Para Laci: 14/08/2019 14:35

    O Xhozi nuk te shkon fare fare te sulmosh PD,se ti nuk je e pazevndesueshme, ti e di bukur mire cfar pervelegji ke pasur nga PD pasurine qe ke sot mendohu mire si e ke perfituar, shum shum turp per ty. mos bie ne nivelin e Astrit Patosit se ai eshte nje burre pa karakter moral apo politik, ka ardhur koha te bashkojme forcat e te shembim te keqen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë