Jozefina Topalli e vetme në
fushatë në qarkun e Shkodërs

Jozefina Topalli e vetme në<br />fushatë  në qarkun e Shkodërs
TIRANE - Nuk ka kaluar pa pasoja, ndonëse jo të rënda, debati i shpërthyer në mbledhjen e kryesisë së PD të ditëve më parë mes Topallit dhe Berishës për listat e kandidatëve për deputetë dhe kryesisht ato të qarkut të Shkodrës që kryesohet nga vetë kryetarja e Kuvendit.

Ndonëse Topalli kishte dalë e revoltuar nga mbledhja e kryesisë së ditës së hënë, teksa është përballur me një listë tjetër kandidatësh për Shkodrën, ku vetëm emri i saj s’ishte ndryshuar, dy netë më parë kryetarja e Kuvendit nuk ka marrë pjesë as në mbledhjen tjetër të kryesisë së PD, ku janë ndarë detyrat për secilin qark për të maksimalizuar votën për PD dhe koalicionin.

Interesimit të gazetës në lidhje me mospraninë e nënkryetares së PD, njëherësh kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, burimet pranë saj i janë përgjigjur se ishte në një aktivitet partie në qarkun e Shkodrës, kur është takuar me të gjitha strukturat e PD për organizimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Mësohet se përpos prezencës së prefektes së qarkut të Shkodrës Voltana Ademi, njëherësh dhe kandidate për deputete në këtë qark, duke zënë vendin e Arenca Trashanit, të cilën as e ka përfillur në takimin me strukturat e PD në këtë qark, nuk ka qënë asnjë nga kandidatët e rinj për deputetë, të paprefereruarit e saj.

Madje sipas burimeve afër kryetares së Kuvendit dhe kryesueses së listës së kandidatëve për deputetë në qarkun më të rëndësishëm verior, pyetjes se përse nuk kishte asnjë nga kandidatët e rinj për deputetë, por vetëm stafin e vjetër, pasi Astrit Bushati që s’është në listë është kreu i PD për Shkodrën, Topalli mësohet ti jetë përgjigjur: “e çfarë duhen, se mos bëjnë ndonjë punë për të shtuar vota”.

Duke treguar qartë se marrëdhëniet e saj gjatë gjithë fushatës me kandidatët e rinj të PD për deputetë do të jenë të ngrira, duke startuar në këtë mënyrë në një fushatë takimesh e vetme pa këtë “suitë” nga pas. Mësohet se Topalli do të mbështetet tek “dora” e vjetër e PD, por dhe te drejtuesit vendorë për të zhvilluar fushatën dhe për të arritur një rezultat të pranueshëm në zgjedhjet e 23 qershorit.

Megjithatë janë shfaqur rezerva për marrjen e një rezultati të ngjashëm me atë të vitit 2009, për shkak të pakënaqësive por dhe konsumimit të pushtetit. Mësohet se situata nuk paraqitet e lehtë dhe në qarqet e tjera, ku të përjashtuarit nga listat e kandidatëve për deputetë pritet të reagojnë në lidhje me futjen e deputetëve të PS, aleatëve të PD në listat e demokratëve, që kanë sjellë dhe zhvendosjen e tyre.

Ndërsa dje kanë refuzuar të japin deklarata për gazetën tonë, teksa janë shprehur se momentalisht janë me pushime të shkurtëra, mësohet se javët e ardhshme të ketë dhe reagimet e para, përjashtuar këtu deputetin Mark Marku që e ka shprehur qëndrimin e tij në mënyrë publike kur tha se ministrat e edukimit të Ramiz Alizë kanë zënë vendin e demokratëve të orëve të para në listat e kandidatëve për deputetë të PD.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur