‘Ju nuk jeni president, duhet të ikni’, ja çfarë i thotë djali i Elon Musk presidentit Trump! VIDEO ngjall debate në rrjet

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre shihet djali 4-vjeçari i Musk teksa i afrohet Donald Trumpit dhe i thotë diçka. Zëri është shumë i ulët, por duket sikur fëmija i thotë: "Ti nuk je presidenti, duhet të largohesh".

E gjithë kjo ndodhi teksa Musk mbajti një konferencë shtypi në Zyrën Ovale për të shpjeguar përpjekjet e tij për të zvogëluar numrin e qeverisë federale.

Video ka ngjallur debate në rrjet, pasi në një moment tjetër përdoruesit e rrjeteve sociale po pretendojnë se djali i Musk i tha Trump që të heshtë. 

"Dua që të mbyllësh gojën".

Në konferencën që u mbajt më 11 shkurt, Trump e prezantoi djalin e Musk si një "individ me IQ të lartë".

"Thuhet se fëmijët thonë gjithmonë të vërtetën!".

"Ky fëmijë është fituesi!"

Megjithatë, ka të tjerë që pretendojnë se djali i Musk nuk ka thënë gjëra të tilla.

“E pashë drejtpërdrejt dhe nuk ndodhi kështu”, tha Gina Smith në Facebook.

Në rrjet, përdoruesit i lidhin këtp episode edhe duke thënë se Musk po zotëron shumë pushtet.

Në të njëjtën konferencë, djali u pa duke e fshirë hundën në tavolinën e Resolute, dhuratë Presidentit Rutherford Hayes nga Mbretëresha Victoria në 1880 dhe e përdorur nga pothuajse çdo president që atëherë.

Gjatë konferencës fëmija u kap pas këmbës së Musk dhe ai e mori në krahë, ndërsa ai vazhdonte t'u përgjigjej pyetjeve nga media.

"Më falni për këtë," tha Musk duke qeshur, ndërsa djali i tij i kapte flokët dhe luante me veshët e tij.

Dalja publike e X nuk i pëlqeu nënës së tij, kantautores Grimes, e cila aktualisht është përfshirë në një betejë për kujdestarinë me Musk dhe fëmijët e tyre të tjerë, tre-vjeçarin Exa Dark Siderael dhe dy-vjeçarin Techno Mechanicus.

“Ai nuk duhet të jetë në publik kështu”, shkroi Grimes në X, pasi iu tha nga një ndjekës se djali ishte “shumë i sjellshëm” pasi i tha Trump, “Ju lutem më falni, duhet të urinoj”./Shqiptarja.com

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 14/02/2025 08:43

    fantastik....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar