Juristi Ilir Xhemalaj, i cili është edhe një prej organizatorëve të protestave në Tiranë dhe avokati Idajet Beqiri janë ‘përplasur’ mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për dosjen ‘Balluku’ dhe protestat që po zhvillohen në kryeqytet.

Beqiri akuzoi protestuesit dhe organizatorët e tyre se janë të paguar nga kreydemokrati Sali Berisha, ndërkohë nga ana tjetër, Xhemalaj tha se avokati është i lidhur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Beqiri: Juve ju paguan Sali Berisha. Jeni turni i dytë ju. Mbi 90% e protestuesve janë korba e sorra. 10 % janë të saktë aty. Tirana ka një milionë banorë, aty 200 veta jeni ju dhe shumica nuk janë nga Tirana.

Xhemalaj: Jo, jo e ke gabim.

Beqiri: Po t’i s’je nga Tirana. Ti je nga Patosi andej, me gjithë mua. Je nga Mallakastra e Butë.

Xhemalaj: Jo, jo e ke gabim, unë kam që në 1996-ën në Tiranë. O avokat, po sa fiq e rrush paskeni patur o vlla. Ha fiq njëri, ha rrush tjetri, është turp.

Beqiri: E degraduat komplet protestën. Sepse ato kërkesa që keni juve, nuk realizohen duke thënë ‘Rama n’burg. Në burg të çojnë organet kompetente.

Xhemalaj: E pe ti që e rrethuam Edi Ramën ne në Kryeministri?

Beqiri: Po pse e quan veprim europian këtë ti? Ky është akt shpellar.

Xhemalaj: Macronin e qëlluam më pëllëmbë në Francë.


Lajmi kryesor:

Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë/ Ish-prokurori: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, ja 2 akuzat më të forta! Xhemalaj: Të burgoset dhe t’i konfiskohen paratë