Julia Roberts në stil
“mashkullor” për markën Givenchy

Julia Roberts në stil<br />“mashkullor” për markën Givenchy
Julia Roberts është aktore, por kjo nuk e ka penguar që të ketë eksperiencën e saj edhe në modeling.

Julia ka qenë imazh i parfumit Lancome për 4 vite dhe tashmë ka ngritur nivelin artistik të punës së saj duke u bërë imazh i Givenchy për koleksionin Pranverë/Verë 2015.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i markës Riccardo Tisci nëpërmjet Instagramit të tij, ndërsa seti është shkrepur nga fotografët me përvojë Mert Alas dhe Marcus Piggot.



Tisci shprehet se nuk e priste përgjigjen pozitive të aktores pasi ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg kësaj industrie.

Kjo nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë sëbashku, pasi Tisci ka dizenjuar shumicën e veshjeve të 47-vjeçares mbi tapetin e kuq dhe së fundmi në eventin e çmimeve Oscar këtë vit.

Ai ka zgjedhur një stil mashkullor për të, me një kostum të zi, pa make-up dhe flokë të pastiluar.

Lexohet lehtë vetëm buzëqeshja e saj të cilën të gjithë e njohin.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thotë se s’i beson Putinit, teksa BE po mendon për bisedime për paqe me Rusinë

Zelensky thotë se s’i beson Putinit, teksa BE po mendon për bisedime për paqe me Rusinë