/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian vendosi në dispozicion të Greqisë dy miliard euro për vitin 2015 siguruar nga fondet evropiane rezervë, njoftoi sot presidenti, Jean-Claude Juncker.
"Këto fonde nuk do shkojnë për të mbushur arkat e shtetit grek", theksoi Juncker, ndërkohë që Athina ka një nevojë urgjente për likuiditete.
"Por, ato mund të përdoren për riforcimin e përpjekjeve në mbështetje të rritjes ekonomike dhe kohezionit social, veçanërisht në përgjigje të problemit të madh të papunësisë tek të rinjtë", theksoi ai në një konference shtypi në samitin e Brukselit.
Duke pranuar se Greqia po vuante nga një krizë humanitare, ai theksoi se i kishte paraqitur javën e kaluar kryeministrit grek Aleksis Cipras, një dokument mbi mundësitë se si vendi të përdorë më me efektivitet fondet strukturore evropiane.
"Ne kemi ngritur një ekip teknik në Bruksel, për të ndihmuar autoritetet greke të mund të përdorin këto fonde të disponueshme dhe task forca jonë në Athinë është është udhëzuar të punojë në bashkëpunim me autoritetet greke", shtoi Juncker.
Ai kujtoi se Greqia po përfiton tashmë një trajtim të privilegjuar, sepse ajo mund të përfitojë nga përqindja e bashkëfinancimit prej pesë për qind të projekteve të mbështetura nga fondet evropiane, veçanërisht sociale, kundër mesataresprej 15 për qind në BE.
/Shqiptarja.com