Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ftoi “gjithë botën” në gjirin e Bashkimit Europian që të kuptojë seriozitetin e situatës sociale në Greqi, në një intervistë që i dha gazetës gjermane Die Welt.
“Duhet të garantojmë se situata nuk do të vazhdojë të përkeqësohet në Greqi. Ajo që më shqetëson është se nuk e kanë kuptuar të gjithë, brenda BE-së, seriozitetin e situatës në Greqi”, thekson.
Presidenti i KE nuk sqaron nëse i referohet një apo më shumë shteteve anëtare apo ndonjerit prej organeve institucionale të BE, dy ditë pas mesazhit të rreptë të BQE ndaj Athinës.
Jean-Claude Juncker vërejti se një e ketërta e grekëve privohet nga sigurimet shoqërore, ndërsa papunësia është në “nivelin më të lartë”, kryesisht tek të rinjtë dhe se manifestimet e protestës janë të shpeshta.
Juncker përjashtoi sërish çdo dalje të Greqisë nga eurozona, duke e cilësuar një skenar të tillë si “humbje të pariparueshme për prestigjin” e monedhës europiane, ndërsa në të njëjtën kohë e ftoi Greqinë që të “respektojë reformat që janë dakorduar me kreditorët. Nëse qeveria dëshiron të shpenzojë më shumë para, duket që këtë ta balancojë me kursime apo të ardhura shtesë”, deklaroi.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com