Jurgen Klopp bashkohet me Red Bull në postin e ri, gjermani për klauzolën speciale: Shumë i emocionuar

Jurgen Klopp bashkohet me Red Bull në postin e ri, gjermani për klauzolën speciale: Shumë i emocionuar

Jurgen Klopp

Trajneri gjerman Jurgen Klopp do të jetë drejtor i ri në Red Bull nga janari. Klopp tashmë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe do të fillojë rolin e tij të ri në Red Bull më 1 janar 2025, raporton Sky Sports.

Ish-trajneri i Liverpoolit do të provojë kështu rolin e drejtorit strategjik dhe do të jetë përgjegjës për rrjetin ndërkombëtar të të gjitha klubeve të futbollit të lidhura me Red Bull.

Jo në mënyrë aktive, por strategjike. Kështu, Klopp do të mbështesë dhe ndihmojë krerët e RB Leipzig, RB Salzburg dhe New York Red Bulls, ndër të tjera dhe në zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë së futbollit të RB.

'Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky. Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është nuk ka ndryshuar”, tha Klopp.

Sipas medieve, Klopp thuhet se ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij, duke iu lejuar nënshkrimi me kombëtaren e Gjermanisë, në rast të ndonjë oferte.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 09/10/2024 13:18

    Meqenese jemi edhe konsumatoret me te medhenj te Red Bullit per fryme na takon ta ftojme per nje podcast me komandantin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!